Politike26 Shtator 2022, 13:04

Takimi surprizë mes Metës dhe Yuri Kim, Spartak Ngjela: Presion për të ndalur thirrjet për kryengritje!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi surprizë mes Metës dhe Yuri Kim, Spartak Ngjela: Presion

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar takimin surprizë mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas avokatit, pas këtij takimi duhen parë lëvizjet e Ilir Metës nëse do të vazhdojë me kryengritjet apo do të tërhiqet.

Ngjela mendon se Kim i ka shkuar në zyrë Metës për t’i thënë që duhet të heqë dorë retorikat për destabilizim dhe përmbysje të rendit.

“Diplomaci ka qenë. Takimi m’u duk normal por këto janë takim me presion si rregull. Pas takimit të shohim se çfarë takimi do mbajë Meta. Do vazhdojë të thotë kjo do bëjë kryengritje? Do vazhdojë të thotë që në datën kaq përmbysemi?  Mendoj që ka dashur t’i thotë që këto nuk shkojnë, mendoj unë. Nëse nuk vazhdon me këto, ka pasur presion”, u shpreh Ngjela.

Ndërkohë dje Ilir Meta, në një konferencë për mediat zbuloi detaje nga takimi i së premtes me ambasadoren amerikane Yuri Kim në selinë e Partisë së Lirisë.

Si duket Kim ka qenë e prerë me Metën, pasi si për ‘çudi’, ky i fundit ka zbutur menjëherë tonet me Amerikën, duke u tërhequr kështu nga mbrojtja e aleatit të tij të vjetër, Sali Berisha.

“Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe SHBA-ve, mes PD-së dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja”, tha Meta.

Politike #Takimi surprizë mes Metës dhe Yuri Kim spartak Ngjela