Aktualitet 9 Maj 2019, 12:07

“Taksa nuk hiqet”! Hashim Thaçi jep mesazhin e fortë pas Samitit të Brdo-Brijun: Dialog pa kushte!

Shkruar nga Pamfleti
“Taksa nuk hiqet”! Hashim Thaçi jep mesazhin e fortë pas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pas Samitit të Brdo-Brijun se nuk do të hiqet taksa e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Nga Tirana, ku po merr pjesë në samit, Thaçi është shprehur se shpreson që të ketë më shumë rezultate nga Samiti i Parisit, pasi kishte mbetur i zhgënjyer nga ai i Berlinit javën e kaluar.

Kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se në dialogun me Serbinë duhet të përfshihet me çdo kusht SHBA-ja.

Në Kosovë jemi 90% pro NATO dhe BE. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, tarifa ka qenë vendim i drejtë dhe do të mbetet në fuqi, duhet të vijojë dialogu i pakushtëzuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve, që e përshinë Luginën e Preshevës në territorin e Kosovës. Shpresoj që samiti i Parisit të jetë më mirë i organizuar dhe do të prodhojë më shumë substancë. Pa rolin e SHBA nuk mund të ketë dialog apo marrëveshje” tha Thaçi.

Aktualitet Hashim Thaçi samiti i brdo-brijun