Sport 1 Gusht 2018, 12:51

Taku tregon vuajtjet në Shqipëri: Dua kombëtaren!

Shkruar nga Pamfleti

Aventura e Afrim Takut në Shqipëri ka mbaruar, pasi është afruar me ekipin e Tampa Bay në Amerikë. ai ishte nj♪7 nga më të mirët në kampionatin tonë, ndërsa rrëfehet dhe për aventurën e tij të re.  

Si po ecën aventura juaj me ekipin e ri të Tampas?
Në përgjithësi po ecën mirë. Jam i kënaqur për mënyrën si më kanë pritur. Stafi, lojtarët dhe tifozët më kanë bërë të ndihem pjesë e grupit. Shpresoj që çdo gjë të vazhdojë në drejtimin e duhur.
A jeni pershtatur ende me klubin?
Kam pak kohë që jam bërë pjesë e ekipit dhe si me çdo ndryshim, duhet koha e përshtatjes. Une ndihem mirë sepse dhe klubi ma ka bërë rrugën më të lehte, kështu që dua t’i falenderoj për këtë.
– Sa ndryshon futbolli në Amerikë me atë që ke luajtur në Shqiperi?
Ka ndryshimet e veta. Futbolli këtu është më shume fizik, përqendrohen më shumë te vrapimi gjatë lojës. Taktika vjen e dyta, por në përgjithësi futbolli këtu ka ritëm.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Po në profesionalizmin e klubeve?
Të jem i sinqerte, profesionalizmi këtu është më lart. Çdo gjë që ndodh në klub është e planifikuar, si në udhëtime, në ndeshje etj. Korrektësia është me e lart. Çdo person që punon në klub ka punën e tij dhe respektohet për atë punë që bën.
A kishit oferta nga Shqiperia?
Që në momentin që u mbyll kontrata me Skënderbeun, kam qenë i fokusuar të kisha një klub të ri në USA. Në Shqipëri ka qenë akoma mesi sezonit. Jam i sigurt që po të flisja me klube në Shqipëri nuk do ishte problem, por vëmendja ime ka qenë diku tjetër.
Këto kohët e fundit kam pasur mundësi që të kaloja në klube në Europe, por i kam refuzuar këto opsione. Mendoj se duhet balancë midis profesionit dhe familjes.
– Mendoni se me ekipin e ri mund të arrini Kombëtaren?
Unë me çdo ekip që do të luaj do e kem objektiv që të kap Kombëtaren sepse të jesh pjese e saj është nder dhe krenari. Do vazhdoj të jap më të mirën dhe shpresoj te jem sërish me fanllën kuqezi.

Sport Afrim Taku