Aktualitet14 Shkurt 2019, 10:51

Talat Xheferri i pranishëm në parlament, Rama përshëndet antarësimin në NATO: Shqipëria rol mbështetës jo udhëheqës

Shkruar nga Pamfleti
Talat Xheferri i pranishëm në parlament, Rama përshëndet

Talat Xheferri i pranishëm në parlament, Rama përshëndet antarësimin në NATO: Shqipëria rol mbështetës jo udhëheqës

Në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur hapat që po hidhen drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. I pranishëm në parlament është edhe Talat Xhaferi, kreu i Parlamentit të Maqedonisësë Veriut, i cili do të mbajë një fjalim në Parlamentin shqiptar.

Rama tha se Shqipëria ka pasur një rol mbështetës dhe jo udhëheqës në zhvillimet drejt anëtarësimit në NATO.

“I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nderuar kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, zija e sotme në vendin fqinj e rëndon ende më shumë në vetëdijen tonë peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët. Një fat i përbashkët, i cili në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me protokollin e aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Numri i viktimave dhe të plagosurve në aksidentin tragjik na e bën edhe më të prekshme afërsinë tonë me Maqedoninë e Veriut. U jemi pranë shprtërisht të gjitha familjeve të goditura nga tragjedia dhe do bëjmë pjesën dsolidare sado pak.

I kemi qenë pranë në rrugëtimin e vështirë të anëtarësimit në NATO. Nuk e fsheh dot kënaqësinë e vëçantë që ky moment përkon në një moment të artë të marrëdhënieve ndëretnike. Kjo shumicë qeverisëse rol të rëndësishëm në këto përpjekje.

Pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut dhe për Shqipërinë identiteti territorial i Maqedonisë së Veriut janë jo vetëm të pacenueshme por edhe jetike për të sotmen dhe të ardhmen tonë, drejt paqes e stabilitetit. Roli ynë në këtë proces historik ka qenë rol mbështetës jo udhëheqës. Situata e qetë i dedikohet në radhë të parë lidershipit shqiptar atje dhe kryeministrit vizionar Zoran Zaev të cilin e përshëndes”, deklaroi Rama.

Aktualitet Maqedoni NATO Rama Xhaferri