Sport 8 Shtator 2019, 12:39

Talenti i Cityt thumbon Guardiolën: Nuk më pa, po luante golf!

Shkruar nga Pamfleti
Talenti i Cityt thumbon Guardiolën: Nuk më pa, po luante golf!

Phil Foden është një mesfushor që trajneri Pep Guardiola e pëlqen shumë, por nuk e aktivizon shpesh te Manchester City. Trajneri spanjoll e ka quajtur lojtarin “shumë të turpshëm” në fushë me rivalët, ndaj e ka karikuar në mënyrë që të përmirësojë këtë problem.

Talenti 19-vjeçar, pas ndeshjes që kombëtarja angleze U-21 luajti ndaj Turqisë, ka lëshuar një deklaratë disi thumbuese në adresë të trajnerit Guardiola. Sipas “Mirror”, mesfushori i është përgjigjur trajnerit për “akuzën” me një tjetër batutë.

“Guardiola ka idetë e tij, ndërsa unë jam ai që jam. Di që jam gati për të luajtur dhe kjo është ajo që dua  të bëj gjithnjë. Çdo ditë stërvitem në maksimum për të qenë gati. Ka disa shokë të skuadrës që më thonë të jem i durueshëm, por unë kam uri për të luajtur dhe këtë gjë dua ta bëj në çdo ndeshje”, tha Foden.

“Do të ishte bukur sikur Guardiola ta kishte parë ndeshjen që bëra ndaj Turqisë, por më shumë gjasa është me pushime, duke luajtur golf. Gjithsesi, nuk i vë faj për këtë gjë”, tha Foden.

Sport Pep Guardiola