Bota 7 Maj 2019, 14:18

Talibanët vrasin tetë pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Talibanët vrasin tetë pjesëtarë të forcave afgane

Talibanët vrasin tetë pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë

Luftëtarët talibanë sulmuan postblloqet e sigurisë në provincën Takhar të Afganistanit, duke vrarë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Shefi i këshillit të provincës, Wafiullah Rahmani, tha se tre ushtarë dhe pesë policë janë vrarë në sulmet në qarkun Khuaja Bahaudin.

Përgjegjësinë për sulmet e morën talibanët.

Ata po i sulmojnë gati çdo ditë forcat afgane të sigurisë, edhe pse përfaqësuesit e tyre politikë po marrin pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Palët aktualisht po bisedojnë se kur do të largohen forcat e huaja nga Afganistani.

Përpara arritjes së ndonjë marrëveshjeje, Uashingtoni kërkon nga militantët të ofrojnë garanci për armëpushim dhe të angazhohen në dialog me Qeverinë e Kabulit.

Talibanët kanë thënë se nuk do t’i bëjnë këta hapa derisa Shtetet e Bashkuara nuk shpallin planin për tërheqje.

Bisedimet po zhvillohen në Doha të Katarit./REL

Bota forcat afgane të sigurisë Shefi i këshillit të provincës talibanët Wafiullah Rahmani