Politike 2 Shkurt 2023, 10:58

Tallja e mazhorancës/ Kuvendi zien për skandalin me ish-zyrtarin e FBI, Shalsi luan shah në seancë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me agjentin e FBI, Charles McGonigal ka shkaktuar ‘tërmet” në SHBA dhe në vendin tonë, por të vetmit që nuk e vënë ujin në zjarr janë deputetët e PS. Për ta, nuk përbën asnjë problem nëse Rama është i zhytur në afera e skandale.

Sot në seancë plenare ka pasur debate të forta sa i takon kësaj çështje. Opozita kërkoi interpelancë me Ramën, por ky i fundit nuk ka shkuar dhe opozita bllokoi foltoren.

Kuvendi është në kaos që në orën 10.00, por kjo nuk ka rëndësi për Eduart Shalsin. Ai është kapur duke luajtur shah në kompjuter, ndonëse Kuvendi “zien” nga diskutimet. Shalsi si president i Federatës së Shahut duket se ka nisu të trajnohet gjatë seancave plenare.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Kuvend shah Shalsi