
Ish-deputeti i PD, Roland Bejko është tallur me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka filluar të mbështesë SHBA sa i takon skandalit të Ramës me ish-drejtuesin e FBI.
Berisha madje në rrjetet sociale ka nxjerrë dhe një meme ku shprehte se “nuk luhet me miellin e SHBA”, por Bejko i kujton se edhe ai vetë nuk luan dot me të.
Madje sipas tij, Berisha kujton tani se SHBA do të largojë Ramën dhe do rikthejë atë kryeministër.
“Berisha e di që me miellin e amerikanit nuk bëhet shaka, por ama, vetëm kur flitet për Ramën, kur flitet për të, ai është përfaqësues i popullit sovran dhe nuk pyet ça thotë Amerika.
Ose, përndryshe, harron që amerikanët e kanë shpallur “Non Grata” duke i kujtuar vazhdimisht atij dhe mbështetësve të vet, që të kenë kujdes se me miellin e amerikanëve, nuk bëhet shaka.
Ça kujton ky dhe ata që i shkojnë pas, se amerikanët do rrëzojnë Ramën për të kthyer Berishën?!
Kur shikon shumë ëndrra me sy hapur, bashkëjeton me to dhe të duken si të vërteta pastaj. Kështu po u ndodh dhe këtyre të foltores. Harrojeni pushtetin sa të jetë Berisha nga ajo anë. Ramën nuk e heqin se nuk kanë me kë e zëvendësojnë. Një opozitë e re, pa Berishën, Ramën e çon për skrap brenda disa muajve”, tha Bejko.