Showbiz23 Janar 2023, 10:49

‘Tani do bëhem kafshë’, pse kërcënoi Olta Gixhari?

Shkruar nga Pamfleti
‘Tani do bëhem kafshë’, pse kërcënoi Olta

‘Tani do bëhem kafshë’, pse kërcënoi Olta Gixhari?

Armiqësia e Olta Gixharit me Luiz Ejllin është një fenomen i njohur tashmë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Së fundmi “Vëllai i Madh” i ka vendosur banorët përballë njëri-tjetrit ku duhet të merrnin një vendim.

Vendimi konsistonte në nxjerrjen e Luizit dhe Efit nga dhoma, ku kujdeseshin për një kukull bebe. Por, nëse e bënin këtë gjë, 10 mijë euro zbriteshin nga çmimi i madh.

Megjithatë, banorët e morën vendimin dhe këngëtari dhe Efi dolën nga ambienti i tyre me shumicë votash nga banorët e tjerë, ndonëse Olta në veçanti nuk ishte e lumtur aspak për këtë vendim.

E revoltuar, aktorja është shprehur se është bërë pishman që duroi 3 ditë në rulotë që banorëve mos t’u mungonin cigaret. Jo vetëm kaq, Olta “kërcënoi” banorët duke u shprehur: Tani do bëhem kafshë, sa të më vijë një gjë në dorë…

Më herët kujtojmë që Olta foli si rrallëherë për bashkëshortin dhe djalin e saj brenda “BBV”.

“Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vij këtu. Sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë. Për mua familja është gjithçka. Ata të dy i dua shumë. Nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im. Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh. Unë që dukem femër e fortë, kam varësi psikologjike nga ai njeri, të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu, më del para syve ai,”-është shprehur ndër të tjera aktorja.

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Lifestyle kafshë Olta Gixhari