Sport23 Prill 2022, 21:20

“Tani mund ta them lirshëm”, Murinjo pranon humbjen ndaj Interit: Zikaltërit kanë ‘kafshë’ në ekip

Shkruar nga Pamfleti
“Tani mund ta them lirshëm”, Murinjo pranon humbjen ndaj

“Tani mund ta them lirshëm”, Murinjo pranon humbjen ndaj Interit: Zikaltërit kanë ‘kafshë’ në ekip

Zhoze Murinjo pranon epërsinë e kundërshtarit pas humbjes 3-1 të Romës ndaj Interit, takim që u zhvillua në “San Siro: “Ata janë shumë të fortë, më të fortët në kampionat – tha trajneri i Romës në Dazn në fund të ndeshjes. 

“Kanë shumë lojtarë që janë ‘kafshë’ në aspektin fizik. Për t’i mundur duhet të jesh perfekt, ne nuk kemi qenë të tillë sot”.Unë e dua Interin dhe ata më duan mua, do të doja që Interi të fitonte kampionatin, tani mund të them, por para ndeshjes doja vetëm të fitoja”. 

Tani vëmendja është në gjysmëfinalen e Conference League përballë Leicester. “Tani të pushojmë dhe të ndjekim ëndrrën e finales. Do të jetë shumë e vështirë të enjten. Unë jam krenar për lojtarët e mi.”, përfundoi Murinjo. 

Sport humbja me Interin trajneri i Romës Zhoze Murinjo