
“Tanke, armë dhe truproja të shumtë”, momentet kur Kim Jong Un zbret nga treni i blinduar dhe shkon në hotel (Foto)
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Vietnam ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.
Kim ka përshkuar me trenin e tij të blinduar plot 2,800 milje për të mbërritur në Hanoi të Vietnamit.
Por, ajo çfarë kishte tërhequr më shumë vëmendjen e qytetarëve të shumtë që kishin dalë për ta përshëndetur, ishin veturat e shumtë të blinduara që po e shoqëronin rrugës për në hotel.
Gjithashtu në qendër të vëmendjes ishin truprojat e tij që vraponin pas limuzinës së zezë të tipit Mercedes, brenda të cilës ishte lideri i tyre.
Për shkaqe sigurie ushtria dhe policia kanë bllokuar rrugët për orë të tëra për t’i dhënë hapësirë të mjaftueshme eskortës së liderit veri-korean, ndërsa gazetarë nga e gjithë bota tashmë kanë arritur në Vietnam dhe po bëhen gati për samitin e shumëpritur mes Kim dhe Trump.