
'Taramelja' e 'Kurthit në Piter Pan' bëhet me shtëpi të re
“Dua që kur të rritem unë, t’i ndërtoj familjes time një shtëpi të re… kur të rritem do ta bëj”.
Ishte pikërisht kjo dëshira e Xheisonit ose ‘Tarameles’ siç njihet gjerësisht.
Duket se kjo dëshirë iu plotësua falë skenës e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan.
Së shopejti ai do të jetojë në një banesë të re, lajm i cili u konfirmua gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Në vetëm në një javë, në llogarinë e hapur për të janë grumbulluar rreth 15 mijë euro.
“Shtëpia e Xheisonit është gjetur. Është një shtëpi shumë e mirë, e madhe, në zonën e Freskut në Tiranë. Së shpejti, do ta sjellim Xheisonin në Tiranë.” , tha Arbër Hajdari.