Kosova18 Nëntor 2022, 13:09

Targat/ Kurti dhe Vuçiç ftohen në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti
Targat/ Kurti dhe Vuçiç ftohen në Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për një takim në Bruksel.

Kjo është konfirmuar për REL nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai nuk ka dhënë një datë, por ka kërkuar që takimi të ndodhë shumë shumë shpejt. Kjo pasi më 21 nëntor vazhdon faza e dytë e vendimit të Qeveris së Kosovës për targat. Nga e hëna do të gjobiten serbët që kanë targa ilegale. Kjo është parë si mundësi e përshkallëzimit të situatës, pasi Lista Serbe ka paralajmëruar rezistencë në momentin që do aplikohet gjoba e parë.

Prishtine #Kurti dhe Vuçiç ftohen në Bruksel #targat

Kosova