Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend ka shpërthyer ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur atë si grabitësin më të madh të pronave në Shqipëri.
Ai gjithashtu tha se SPAK i ka konfirmuar se Berisha po hetohet për dosjen e “kompleksit Partizani”.
“Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është pronar tokash në Dhërmi. Aty ku janë gjithë rraca e këtyre në Gjirin e Lalëzit. Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.
Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. E përsëri i bej thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani.”, tha Balla.