
Taulant Balla në rrezik serioz pas këtyre provave, dalin përgjimet ku kreu i grupit të PS fliste me drejtorin e Policisë së Fierit dhe persona të tjerë (Dokumentet)
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka vijuar luftën e akuzave për t’i shpëtuar çështjes ‘Babalje’, ku është i përfshirë dhe po hetohet nga prokuroria. Salianji ka publikuar këtë mbrëmje prova të reja, që implikojnë kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“XhafajGate! Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Si u fabrikua “aktori”?!
Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare. Deri tani kemi parë shumë pak”, shkruan Salianji.