Politike25 Maj 2019, 17:29

Taulant Balla përsërit veten në ditë proteste: 30 qershori detyrim kushtetues, si dënimi i atyre që e cënojnë

Shkruar nga Pamfleti
Taulant Balla përsërit veten në ditë proteste: 30 qershori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi së fundmi një takim elektoral në Bashkinë Prrenjas, ku prezantoi kandidatin socialist për Bashkinë e Prrenjasit, Nuri Belba. Në fjalën e tij Balla tha se Partia Socialiste ka marrë besimin e shqiptarëve për të bërë shtet. Ai theksoi edhe një herë tjetër, siç ka bërë në të gjitha daljet e tij publike se kushdo që cënon zgjedhjet e 30 qershorit do të ndiqet penalisht.

“Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës”, deklaroi Balla.

Politike