Aktualitet30 Janar 2023, 11:37

Taulant Balla pohon se ka takuar McGonigal: Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pohuar sot para gazetarëve që edhe ai është takuar me ish zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Në një deklaratë me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit këtë të hënë, Balla se në këto takime është folur për shkëmbimet e eksperiencave të agjencive ligjzbatuese.

“Edhe unë e kam takuar ku kemi ndarë dhe diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë në cilësinë e atij pozicioni zyrtar, kanë qenë takime të formës së bashkëpunimit gjatë kohës që ka qenë në detyrë, pas kësaj kohe që nuk ka qenë në detyrë nuk e kam takuar. Në këtë histori nuk mban përgjegjësi asnjë autoritet shqiptar sa kohë është në kuadrin e një takimi në funksion të punës.Ne kemi komunikuar së fundmi me FBI-në për sulmet kibernetike, imagjinoni sikur dikush të arrestohej tani nga FBI-ja? Mund të ketë takuar edhe anëtarë të opozitës nuk e di pyesni.”, tha Balla.

Ish-drejtuesi i lartë i FBI-së, Carls McGonigal doli para Gjykatës në Washington DC të Shteteve të Bashkuara ku u mor i pandehur për akuzat se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mosraportimin e lidhjeve të tij me zyrtarë të lartë në Shqipëri mes të cilëve edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Në dosjen e McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së thuhet se i ka dhënë Edi Ramës një pajisje të FBI-së gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë më 9 shtator të vitit 2017.

“Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. I pandehuri McGonigal i ka dhënë Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.” – thuhet në dosje.

Kryesore #Taulant Balla pohon se ka takuar McGonigal