Sport 5 Tetor 2022, 18:02

Të acaruar me gjyqtarët në ndeshjen ndaj Interit në Champions League, Barcelona merr vendimin për ankimimin në UEFA

Shkruar nga Pamfleti
Të acaruar me gjyqtarët në ndeshjen ndaj Interit në

Të acaruar me gjyqtarët në ndeshjen ndaj Interit në Champions League, Barcelona merr vendimin për ankimimin në UEFA

Atmosfera te Barcelona pas humbjes përballë Interit është përshkruar si shumë e tensionuar. Nga njëra anë është rreziku për të dalë shumë shpejt nga Liga e Kampioneve, ku klubi mban shpresat për të ardhura të rëndësishme financiare dhe për të përmirësuar imazhin. Nga ana tjetër është fakti që vendimet e gjyqtarëve në ndeshjet ndërkombëtare nuk shkojnë paralel me pritshmërinë e katalanasve.

Këta të fundit ndjehen të vjedhur për një penallti që nuk u dha në ndeshjen ndaj zikaltërve pas prekjes së topit me dorë në zonë të Dumfris. Një vendim i pashpjegueshëm sipas katalanasve, të cilët ishin bërë gati edhe të ankimonin zyrtarisht vendimet e gjyqtarit në UEFA.

Por sipas “Marca”, gjatë ditës së sotme, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos e ndërmarrin një hap të tillë. Marrëdhëniet me UEFA-n për shkak të Superligës nuk janë ndër më të mirat dhe në klub janë të ndërgjegjshëm që ankesa zyrtare nuk do të ndryshonte asgjë sa i përket rezultateve që nuk janë marrë.

Në këtë mënyrë është vendosur që gjithçka të kalohet në qetësi sa i përket marrëdhënieve institucionale, por me pjesëtarët e klubit si trajneri Çavi apo lojtarët të cilët janë autorizuar që të flasin për këtë ngjarje dhe drejtësinë që kërkojnë, pasi episode të tilla mund t’u kushtojnë shumë shtrenjtë në këtë sezon.

Sport Bracelona UEFA