Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, një nga personat kyç të grupit kriminal që akuzohet për rrëmbimin e Jak Prengës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndryshuar sot masat e sigurisë për dy prej personave të arrestuar si pjesë e grupit Hajri, që ekzekutuan dhe zhdukën trupin e Jan Prengës, një vit më parë.
Mësohet se GJKKO ka ndryshuar masat e sigurisë për Leonard Hajrin dhe Olsi Turjan. Respektivisht i pari nga masa e sigurisë “Arrest me burg” kalon në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Po ashtu, dhe Olsi Turja nga “Arrest me burg” kalon në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, dy ditë më parë GJKKO ka marrë vendim lehtësues edhe për të akuzuarin tjetër si pjesë e grupit Hajri, Ardian Docaj, duke e lënë atë nga masa e sigurisë “Arrest me burg” në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se, Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar 2020 pranë shtëpisë së tij në Kamëz dhe prej asaj dite trupi i tij nuk është gjetur. Nga pamjet e kompleksit “Golden” në Shijak ka dalë se Prenga është varrë fillimisht me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është zhdukur.