Në vitin 2008, kur presidenti rus, atëherë 56 vjeç, ishte mysafir i Silvio Berlusconit në “Vila Certosa”, dy vajzat e tij adoleshente mundën të bënin pazar dhe të hipnin në një varkë pa i shqetësuar askush. Por që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, perdja ka rënë.
Vladimir Putini nuk i pëlqejnë ndërhyrjet në jetën e tij private dhe për shumë vite ai arriti t’ia dalë që vajzat e tij të bënin një jetë normale, larg fotografëve, thashethemeve, intervistave.
Në vitin 2008, kur presidenti rus, atëherë 56 vjeç, ishte mysafir i Silvio Berlusconit në “Vila Certosa”, dy vajzat e tij adoleshente mundën të bënin pazar dhe të hipnin në një varkë pa i shqetësuar askush. Por që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, perdja ka rënë. Sanksionet, të cilat kanë shënjestruar ata që janë më të afërt me presidentin, kanë zbuluar këtë botë të fshehtë të Putinit.
Sanksionet kanë prekur, vajzat e tij, të dashurën e tij Alina Kabaeva dhe ish-gruan e tij, Lyudmila Ocheretnaya.
Në skenë kanë dalë dhe të dashurat e panjohura. Jason Horowitz tha sot në “New York Times”: “Në një pallat luksoz në Monte Carlo, banorët ngrenë supet para fotove të një tjetër të dashure dhe vajzës së mundshme të Putinit”.
Në periferi të Amsterdamit është një copë toke që u ble së fundi nga Jorrit Faassen, një holandez, i cili ishte i martuar dhe kishte të paktën një fëmijë me Maria Vladimirovna Vorontsova, vajzën e madhe të Putinit. Kjo është arsyeja pse disa njerëz kanë vendosur flamuj ukrainas me një lutje drejtuar Marias: “Të lutem, ndalo luftën”.

Në vitin 2008 çifti u martua, por prindërit e Marias nuk ishin të pranishëm. Megjithatë, ka nga ata që betohen se e kanë parë Putinin duke u endur nëpër lagje, kur lindi nipi në vitin 2012.
Në vitin 2014 Maria u specializua në pediatri. Projekti i saj bamirës, Elfa-Endo, i cili ndihmon fëmijët me probleme endokrine, ka marrë gjithashtu fonde nga banka e fuqishme – dhe tashmë e sanksionuar – Alfa Bank. Kjo mund të jetë arsyeja pse Thesari i SHBA-së ka vendosur ta sanksionojë atë për udhëheqjen e “programeve të financuara nga shteti që kanë marrë miliarda dollarë nga Kremlini për kërkime gjenetike dhe janë të mbikëqyrura personalisht nga Putin”.
Sipas një raporti të lëshuar në prill nga gazeta e pavarur ruse “Meduza” dhe sajti në gjuhën ruse “Current Time TV”, vite më parë Maria u divorcua nga Jorrit dhe u martua përsëri me një oligark të fuqishëm, Genadi Timchenko, i cili është në listën e të sanksionuarve. /Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”