Showbiz 8 Shkurt 2023, 21:47

“Të dërgojë 3 emaile dhe 7 fakse, pastaj të flasë me mua”, Luizi: Bledi Mane ka ardhur me sëpatë në dorë, por për mua nuk ekziston

Shkruar nga Pamfleti
“Të dërgojë 3 emaile dhe 7 fakse, pastaj të flasë

Mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Bledit u krijua një debat pasi ky i fundit u ankua për gërhitjen e Luizit gjatë natës. Reagimi i Luizit ishte i prerë duke i thënë se nuk ja kishte terezinë  që në mëngjes.

Duke biseduar me Kristin dhe Oltën, Luizi shprehet i nervozuar nga sjellja e Bledit. Ai thotë se për të ai njeri nuk ekziston dhe nuk do as ta dëgjojë.

Kjo gjë shihet ndryshe nga  Olta e cila i tha Luizit se ajo preferon ti dëgjojë njerëzit dhe se nuk do të krijojë një paragjykim.

Sipas Luizit banorët po i japin rëndësi duke u shoqëruar me të në shtëpi.

Diskutimet

Olta: Po mirë është gazetar…

Luizi: Po le të ikë, të na lërë rehat. Mbushu pra, ik me shokë.

Olta: Unë i dëgjoj njerëzit Luiz. Ti i paragjykon.

Luizi: Nuk dua t’i dëgjoj fare

Krisit: Nuk i heqim dot qafe për 2 javë, as këtë dhe as të tjerët.

Luizi: Ëëëë vazhdon mbledh grupin, çon Tean prej varrit ti. Pse e hëngri Amosi.

Olta: Po nuk e hëngri prej meje Amosi pra.

Luizi: Por prej kujt, çon Tean ti pra.

Olta: Tea është në gjumë komplet. E dinë, këto ditë ajo me Dean do bëjë kërdinë, ja prit. Unë jam tërhequr komplet nga ato të dyja. Prit.

Krisit: Po pse je tërheq?

Luizi: E më thotë mua  lë në baltë mos u dorëzo.

Olta: Nuk dorëzohem, por Dea dje më atakoi. I thashë e nise lojën ngaqë je në nominim dhe ika.

….

Luizi: Për mua nuk ekziston ai njeri (Bledi). E nis i thashë o vëlla më lër rehat se nuk ta kam terezinë. Nëse nuk të pëlqen aty merr dyshekun e fle në pishinë i thashë.

Kristi: Ti për momentin mos i jep rëndësi.

Luizi: Ju i jepni rëndësi, vini dy orë vërdallë pishinës. Ju e dini, si të doni. Ai të rrijë në radhë për me prit me folë. Të rrijë atje dhe kur të ma japë truri t’i them hajde. Lloji i tij që ka ardhur me sëpatë në dorë duhet të bëjë 3 kërkesa me shkrim, 2 emaile dhe 7 fakse për me folë. Pastaj të presë.

Reality Show #Olta Bledi Mane luizi