Bota 6 Shkurt 2023, 16:05

Të dhënat sipas viteve, 5 tërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Turqinë

Shkruar nga Pamfleti

Turqia dhe Sira, janë përballur sot me mijëra viktima të shkaktuar nga tërmeti.

Por cilat janë tërmete më të fuqishme që kanë goditur Turqinë ndër vite?

Tërmeti i ditës së sotme ishte po aq i fortë sa i vitit 1939. Me magnitudë 7.8, tërmeti i së hënës në Turqi kishte të njëjtën forcë goditëse me lëkundjet e vitit 1939 ku vranë 30 mijë njerëz, shkroi në Tëtter Stephen Hicks, një studiues në sizmologji në Kolegjin Imperial në Londër.

Turqia, një vatër e aktivitetit sizmik, ndodhet në Pllakën e Anadollit, e cila kufizohet me dy çarje të mëdha.

Lëkundjet e tokës  përgjatë dy dekadave kanë shkaktuar shkatërrime fatale.

Tetor 2020

Një tërmet me magnitudë 7 afër Samos, një ishull grek në detin Egje pranë bregut të Turqisë, vrau të paktën 24 njerëz në Turqi dhe shkaktoi më shumë viktima në Greqi.

Janar 2020

Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi Turqinë lindore, duke vrarë të paktën 22 persona, duke plagosur qindra dhe duke shkaktuar lëkundje në Siri, Gjeorgji dhe Armeni.

Tetor 2011

Një tërmet me magnitudë 7.2 në Turqinë lindore vrau të paktën 138 persona dhe plagosi rreth 350. Tërmeti ishte me qendër në provincën Van, jo shumë larg kufirit me Iranin dhe u ndje fort në fshatrat përreth dhe disa pjesë të Irakut verior.

Mars 2010

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi gjithashtu Turqinë lindore, duke vrarë 51 persona. Një fshat u shkatërrua kryesisht dhe katër të tjerë u dëmtuan rëndë. Një tërmet i dytë me magnitudë 5.6 goditi më pas të njëjtën zonë, mes dhjetëra pasgoditjeve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Gusht 1999

Një tërmet me magnitudë 7.4 që goditi qytetin perëndimor turk të Izmit vrau më shumë se 17,000 njerëz.

Bota histori Termet TURQI