alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Të fshehtat që nxori kreu i PD Shkodër: Kush i ngriti strukturat paralele në Partinë Demokratike?!

24/01/2022, 18:57
ne Forum
A A
Të fshehtat që nxori kreu i PD Shkodër: Kush i ngriti strukturat paralele në Partinë Demokratike?!

Të fshehtat që nxori kreu i PD Shkodër: Kush i ngriti strukturat paralele në Partinë Demokratike?!

“Nuk do të dëshiroja askujt një 97 tjetër. Ai vit ka qenë shkatërrimi i Shqipërisë, e në atë periudhë kohë faktikisht President ka qenë Sali Berisha. Ka qenë njeriu më i pushtetshëm i vendit, por ama bëri dëmin më të madh për Shqipërinë. Unë e kam shpreh gjithmonë e dua ta përsëris se Shqipëria më shumë se ja ka pa sherrin vitit 1997, piramidave, nuk ja ka pa as monizmit.”

Shkruan Ylli Pata


-Lexo edhe:

Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

Heronjtë e Apokalipsit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli, ka folur në një intervistë për televizionin lokal Star Plus, e cila ka qenë mjaft interesante, por që nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga opinion publik qendror.

Së pari, qëndrimi i Amulit ishte i rëndësishëm për situatën e përplasjes Basha-Berisha, pasi kreu i PD-së Shkodër përfaqëson brezin e parë të politikanëve të kësaj partie, që në themelimin e saj.

Me një autoritet të njohur në rrethin e themeluesve dhe të djathtës në qarkun verior, Amuli është zgjedhur kryetar i PD-së së Shkodrës, dy vjet më parë, pas një periudhe të gjatë përplasjesh mes klaneve e grupimeve të ndryshme që përbënin degën e Shkodrës.

Zgjedhja e Amulit, erdhi si një kompromis mes palëve që janë në konflikt prej kohësh, e kanë sjellë edhe dorëheqje të rëndësishme, si nga partia, e nga bashkia e Shkodrës, e cila që nga viti 2019, është i vetmi segment pushteti që zotëron Partia Demokratike në shkallë vendi.

Kryetari i PD-së së Shkodrës tha dy gjëra të rëndësishme në intervistën e shkurtër për televizionin lokal. Së pari gozhdoi Sali Berishën, duke dhënë një qëndrim të fortë politik, ku madje e bën ish-kreun e PD-së më të zi edhe se komunizmi. E ky qëndrim, i thënë nga një person që përfaqëson brezin e parë të PD-së, është padyshim i rëndësishëm, duke i dhënë një goditje të fortë berishizmit.

“Nuk do të dëshiroja askujt një 97 tjetër. Ai vit ka qenë shkatërrimi i Shqipërisë, e në atë periudhë kohë faktikisht President ka qenë Sali Berisha. Ka qenë njeriu më i pushtetshëm i vendit, por ama bëri dëmin më të madh për Shqipërinë.

Unë e kam shpreh gjithmonë e dua ta përsëris se Shqipëria më shumë se ja ka pa sherrin vitit 1997, piramidave, nuk ja ka pa as monizmit”, deklaroi Amuli.

Ndërkaq, po kaq e fortë ka qenë deklarata e dytë, e cila ka lidhje me lëvizjen e Berishës me foltoren, por edhe me njerëzit e tij që e mbështesin në strukturat e PD-së së Shkodrës.

E këta janë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, si dhe ish-deputeti i qarkut, Bardh Spahia, i cili është mjaft i afërt me Berishën, edhe me pjesëmarrjen e familjarëve të tij në strukturat e tjera.

Xhevdet Amuli, thekson se: “Ka tre vite, që kur jam unë këtu në krye të PD që zonja Ademi ka filluar të ngrejë struktura paralele. Duket paska qenë largpamëse e kësaj pune, ajo së bashku me zotin Bardh Spahia, pra e ka zgjedhur rrugën e vet pa dalë foltorja. Ata të dy kanë qenë personat më të kontestuar nga strukturat e PD-së së Shkodrës”.

Kjo deklaratë, tregon se aksioni politik i Sali Berishës, po përgatitej në prapaskenë prej kohësh. E nëse i rikthehemi një deklarate të Edi Ramës në vitin 2019 në Parlament, në fillim të atij viti, ku i bën të ditur se Berishës i kanë hequr vizën për në SHBA, gjërat marrin një kuptim real.

Marrin një kuptim, pasi duhet se ka pasur lëvizje që atëherë për një Plan B nëse Lulzim Basha do të niste që atë herë distancimin nga Berisha. E këtu, çështja ka edhe një horizont tjetër, që është Ilir Meta, i cili ka mbajtur një marrëdhënie të fortë me Voltana Ademin.

Të cilën madje e përdori për padinë në Kushtetuese, që të shpëtonte dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Ndërkaq, “populli i 2 marsit” që flet Ilir Meta shpesh, është një grumbullim që kanë ardhur pikërisht nga këto strutkura të PD-së. Nga Shkodra për shembull, ka pasur një sasi të konsiderueshme, siç ka pasur edhe nga Kamza, Paskuqani, e disa degë të Tiranës, ku sot Berisha ka një influencë më të madhe, që po i përdor kundër Lulzim Bashës.

Janë këto degë, nga të cilat në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 pati një numër të konsiderushëm votash për LSI-në, e nga ku partia e Metës synonte të arrinte sërish një sukses.

Madje drejtuesit e LSI-së për kryeqytetin flisnin për 6 mandate që do të vitonin në Tiranë, 2 më shumë se 2017, ku syrin e kishin pikërisht tek këto zona ku Ilir Meta bëntë takime të shpeshta në lokale dasmash me këngë, valle e ahengje të ndryshme.

Por siç ndodhi, ato vota opozitare i mori Partia Demokratike thuajse totalisht, e kjo ishte realisht drama për Metën, por siç duket edhe për Berishën. Ndaj në këtë rast do të duhet të flitet më shumë për këto struktura paralele që flet kreu i PD-së së Shkodrës. Natyrisht këto do të duhet t’i thotë Lulzim Basha…

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore
Forum

Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

22/05/2022, 13:07
Heronjtë e Apokalipsit
Bota

Heronjtë e Apokalipsit

22/05/2022, 10:33
Forum

Saliu është i trembur nga ndëshkimi, nuk ka asnjë shans të marrë drejtimin e PD me një kongres fantazëm….

21/05/2022, 16:33
A është Nuredin Dumani, një Tomasso Buschetta shqiptar?
Forum

A është Nuredin Dumani, një Tomasso Buschetta shqiptar?

20/05/2022, 22:06
A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!
Forum

A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!

20/05/2022, 21:42
19 maji i dytë evropianë, i Sali Berishës
Forum

19 maji i dytë evropian, i Sali Berishës

21/05/2022, 19:05
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

A jemi në fund të pandemisë? Çfarë na pret në muajt dhe vitet që do vijnë

Kamerat nga lista e zezë e SHBA-së mbikëqyrin Qeverinë e Kosovës

Kamerat nga lista e zezë e SHBA-së mbikëqyrin Qeverinë e Kosovës

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

A man rides a bicycle as black smoke rises from a fuel storage of the Ukrainian army following a Russian attack, on the outskirts of Kyiv, Ukraine, Friday, March 25, 2022. (AP Photo/ (AP Photo/Rodrigo Abd)

Tre muaj nga dita kur Rusia pushtoi Ukrainën, ja momentet kyçe çfarë ka ndodhur deri tani nga lufta

22/05/2022, 13:22
Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

22/05/2022, 13:07

Zgjedhjet e Rithemelimit, Kulluri voton për kreun e ri të PD: Atmosfera është dramatike dhe zhgënjyese

22/05/2022, 12:58

“Ne nuk do të jemi më kurrë bashkë”, Sekretari Blinken ‘i dedikon’ këngë Vladimir Putinit

22/05/2022, 12:41
Zgjedhjet në PD, Albana Vokshi: Interes i madh i demokratëve për të votuar, ja shifrat në qarqe

Zgjedhjet në PD, Albana Vokshi: Interes i madh i demokratëve për të votuar, ja shifrat në qarqe

22/05/2022, 12:37

Kremlini klasifikon si “agjent të huaj” kampionin e shahut, Garry Kasparov

22/05/2022, 12:16
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #policiaeshtetit #nuredindumani
  • Për çfarë ia drodhi Babloku, që u zemërua “padishahu”?/ Mbase nuk bëhet pishman për spitalin e Fierit dhe avionin e linjës “Air Albania”, ku qeveria shqiptare ka vetëm 10% të aksioneve në vlerë 500 mijë USD. Por kjo prishje “vëllazërie” mes tyre, rrezikon të anullojë dhe 63 bursa universitare falas në Stamboll, Ankara, Izmir e Antalia, të cilat Ministria e Arsimit i ka taksur për fëmijët, nipërit dhe mbesat e pushtetarëve e analistëve të saj mediatikë

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #airalbania #babloku #edirama #erdogan #shqiperia #kosova #turkey #ministriaarsimit
  • Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, të dy të penduar të drejtësisë, u arrestuan më 29 mars në Fier, pasi tentuan t’i bënin atentat Talo Çelës duke mbetur të plagosur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spak #nuredindumani #talocela #krime #vrasje #prokurori

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In