alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Të gjithë armiqtë e Bashës, pa përjashtuar as Lulin

23/11/2021, 17:36
ne Forum
A A
"6 marsi, proces i vonuar!" Rama 'thumbon' Metën, sulmon kundërshtarët politikë: Liderët e opozitës, pengje të së shkuarës

"6 marsi, proces i vonuar!" Rama 'thumbon' Metën, sulmon kundërshtarët politikë: Liderët e opozitës, pengje të së shkuarës

Nuk është trekëndësh, por është rreth. Në qendër të këtij rrethi vicioz është Edi Rama: në perimetrin e këtij rrethi, vijnë qark edhe Basha, edhe Berisha, edhe Meta. Kryetari legal i PD-së legale është armiqësor me Berishën, Metën, edhe Ramën. Berisha është armiqësor me Bashën dhe Ramën, por hesht për Metën. Meta është armiqësor me Bashën dhe Ramën, por e shmang Berishën. Kurse Rama hesht për të tre sepse vetëm ai është përfituesi real i kësaj armiqësie të kryqëzuar.

Shkruan Lorenc Vangjeli


-Lexo edhe:

Saliu është i trembur nga ndëshkimi, nuk ka asnjë shans të marrë drejtimin e PD me një kongres fantazëm….

A është Nuredin Dumani, një Tomasso Buschetta shqiptar?

Nuk është trekëndësh, por është rreth. Gjeometria politike, të cilën e solli në Tiranë kryetari i PD-së Lulzim Basha, nuk ka tre kulme, por është qark i mbyllur. Nuk ka tre personazhe në kënde dhe një të katërt që i vështron, por një prej tyre është në qendër dhe tre të tjerët i vijnë rrotull.

Ky është shpjegimi i thjeshtuar për atë që po ndodh në këtë vjeshtë kaotike në Tiranë, ku alkimia e pushtetit dhe pushteti si lojë, i ka shndërruar miqësitë e interesit të çastit në armiqësi të thella dhe armiqësitë e vjetra i ka bërë kasafortë të interesave të pandryshueshme.

Në qendër të këtij rrethi vicioz është Edi Rama: në perimetrin e këtij rrethi, vijnë qark edhe Basha, edhe Berisha, edhe Meta. Në dukje të gjithë kundër të gjithëve. Në thelb, të tre opozitarët bashkohen në bindjen e pandryshueshme: secili nga ta e akuzon tjetrin si peng të kryeministrit. Duke krijuar kështu situatën më absurde të mundshme dhe portretin më të dhembshëm të vetë opozitës në veçanti, por dhe të gjithë shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Duke nisur me Bashën. Kryetari legal i PD-së legale është armiqësor edhe me Berishën, edhe me Metën, edhe me Ramën. Berisha është armiqësor me Bashën dhe Ramën, por hesht për Metën. Meta është armiqësor me Bashën dhe Ramën, por e shmang Berishën.

Basha është gjithashtu armik me të gjitha mundësitë fantastike që fati i afroi në vite Lulzimit. Kurse Rama hesht për të tre sepse vetëm ai është përfituesi real i kësaj armiqësie të kryqëzuar. Ky portret i ri i opozitës, kjo sjellje në perimetrin e rrethit me ramën në qendër, e nxjerr qeverisjen e tij nga fokusi si problem thelbësor i një shoqërie normale dhe e bën të ndjekë me duar në gjoks tollovinë opozitare.

Një politikan shpesh vlen sa shumica e armiqve të tij! Nëse një aksiomë e tillë është e verifikuar për kryeministrin, tek Lulzim Basha, kjo aksiomë është përjashtimi që përforcon rregullin.

Sepse Basha, duke nisur që nga maja e fuqisë së tij që e arriti në mesnatën e 25 prillit kur u mendua se opozita fitoi zgjedhjet, tani në vjeshtë po tkurret pak nga pak si dunë rëre. Për ta mbyllur këtë cikël në nivelin më të ulët në javët e para të dimrit.

Arsyet janë të shumta, por ato kryesisht janë produkt direkt i veprimeve dhe mosveprimeve të tij. I veprimeve të gabuara dhe akteve të kryer në kohën, vendin dhe mënyrën e gabuar.

Ato janë rrjedhojë e asaj që minimalisht ka filluar që në pranverën e 2017-ës. Jo thjesht me marrëveshjen e tij me Ramën, por kryesisht nga pavendosmëria e tij për të kuptuar dhe ndarë tek politikani që synon majën, një të vërtetë elementare: ndarjen e plotë të axhendës politike të grupit që përfaqëson me axhendën vetjake ekonomike.

Ndryshe nga gjithë të pasurit normalë, që përveç milionit të parë, janë të gatshëm të shpjegojnë qindarkat e çdo milioni tjetër që kanë fituar, Basha ka treguar vetëm milionin e tij të parë dhe ka heshtur për gjithë dhjetra milionët hipotetikë që i numërojnë në xhepa kritikët e tij.

E sotmja në kaos e PD-së është rrjedhojë e dilemës që ka nisur më shumë se katër vjet më parë, kur Basha hezitonte të gjente nëse i leverdiste të ishte kryeministër i Shqipërisë në vend të Ramës apo mik dhe ministër i tij. Në funksion të kësaj pavendosmërie ai shkëmbeu “friendly fire” me Metën dhe mesazhe bashkëpunimi me Ramën, për të këmbyer vendet menjëherë pas zgjedhjeve të humbura.

Në mënyrën më të gabuar të mundshme, me Ramën ndau aleancën në fushatë, kurse me Metën u bë aleat në opozitë, ndërsa fotografinë e Berishës e mbante pas çdo veprimi dhe mosveprimi të tij.

Kjo mungesë e koherencës, qoftë dhe në raport me tre politikanët e tjerë në vend dhe raportet e mosbesimit të thellë që ai ndërton për çudi me shumicën e bashkëpunëtorëve të tij, janë nga shkaqet thelbësorë të rrugës së tij me zigzage, që cilindo udhëkryeq të ndjekë, si destinacion final mbërrin gjithmonë opozitën.

Edhe lobimi fatkeq në SHBA në 2017-ën, ku ai ishte fajtor pa faj, edhe djegia e mandateve, edhe refuzimi i zgjedhjeve lokale, edhe bojkoti i zgjatur i reformës zgjedhore, edhe mungesa e forcës për të imponuar një listë referendare kundër Ramës në zgjedhjet e 2021-shit, janë armiqtë realë të Bashës, shumë më shumë sesa Berisha, Meta dhe Rama të marrë së bashku.

Sot, nën këshillën më të keqe të mundshme dhe natyrisht, në ditën e tij më të errët politike, ai dhe partia e tij kanë nisur një tjetër betejë. Kursi i përplasjet së PD-së legale me Presidentin e Republikës, do të ishte kura e fundit për t’u marrë.

Nuk ka pikën e interesit politik që të shtojë edhe një seri të kryqëzuar sulmesh që mund ta kishte kursyer. Nuk ka pikën e rëndësisë se kush ka të drejtë mes tyre, por është thelbësor fakti që armiqësia me të gjithë, nuk tregon forcë si në rastin e Edi Ramës, por marrëzi. Lulzim Basha arriti në tetë vjet të bëja partinë e tij më të vogël, në rastin më të mirë, të ndarë në dy pjesë armiqësore me njëra-tjetrën. Më shumë se kaq, ai ka bërë edhe vetë opozitën më të vogël se secila pjesë e ndarë e partisë së tij. Si rezultat, Edi Rama duket gabimisht shumë më i fortë sesa shuma e armiqve të Bashës, pa përjashtuar as vetë Lulin.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Saliu është i trembur nga ndëshkimi, nuk ka asnjë shans të marrë drejtimin e PD me një kongres fantazëm….

21/05/2022, 16:33
A është Nuredin Dumani, një Tomasso Buschetta shqiptar?
Forum

A është Nuredin Dumani, një Tomasso Buschetta shqiptar?

20/05/2022, 22:06
A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!
Forum

A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!

20/05/2022, 21:42
19 maji i dytë evropianë, i Sali Berishës
Forum

19 maji i dytë evropian, i Sali Berishës

21/05/2022, 19:05
Pse Ilir Meta i quan partnerët SHBA-BE, ‘pushtues’ që duhen trajtuar si pushtues?!
Forum

Pse Ilir Meta i quan partnerët SHBA-BE, ‘pushtues’ që duhen trajtuar si pushtues?!

20/05/2022, 18:45
Forum

Ben Blushi: Fotografia e Albanit

20/05/2022, 9:38
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Stadiumit “Air Albania” i ‘vihet dryni’, e pësojnë Dinamo dhe Partizani, dy ekipet e kryeqytetit zhvendosen në Elbasan

Stadiumit “Air Albania” i ‘vihet dryni’, e pësojnë Dinamo dhe Partizani, dy ekipet e kryeqytetit zhvendosen në Elbasan

Librazhd/ Kryeplaku vrasës Kapllan Deda dhe “kurbani” pa faj, që u burgos 2 vite në vend të tij me prova të falsifikuara

Librazhd/ Kryeplaku vrasës Kapllan Deda dhe “kurbani” pa faj, që u burgos 2 vite në vend të tij me prova të falsifikuara

Lajmi i Dites

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë "polici i mirë, polici i keq" me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë “polici i mirë, polici i keq” me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

21/05/2022, 11:40

Lajmet e fundit

Nkuku spektakolar, Lajpcigu fiton Kupën e Gjermanisë ndaj Frajburgut falë ‘ruletës ruse’

Nkuku spektakolar, Lajpcigu fiton Kupën e Gjermanisë ndaj Frajburgut falë ‘ruletës ruse’

21/05/2022, 23:18
Mbape fetson rinovimin me tripletë, Di Maria shënon gol dhe I jep lamtumirën PSG mes lotëve (Video)

Mbape fetson rinovimin me tripletë, Di Maria shënon gol dhe I jep lamtumirën PSG mes lotëve (Video)

21/05/2022, 23:08
Fiorentina feston ndaj Juves, Bajrami lë Gjimshitin jashtë Europës, Strakosha dhe Lacio e mbyllin sezonin me paqe

Fiorentina feston ndaj Juves, Bajrami lë Gjimshitin jashtë Europës, Strakosha dhe Lacio e mbyllin sezonin me paqe

21/05/2022, 22:58

Po përhapet me shpejtësi në Europë, shënohet rasti i parë në Greqi më linë e majmunit

21/05/2022, 22:42

Lufta Rusi-Ukrainë, katastrofa ushqimore po vjen

21/05/2022, 22:26

U fotografua në krah të Ramës këtë javë, Rusia shpall non grata diplomatin amerikan që shoqëroi Pompeon në Tiranë

21/05/2022, 22:13
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, të dy të penduar të drejtësisë, u arrestuan më 29 mars në Fier, pasi tentuan t’i bënin atentat Talo Çelës duke mbetur të plagosur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spak #nuredindumani #talocela #krime #vrasje #prokurori
  • Retro/ Kur Azem Hajdari kërcënoi Hashim Thaçin: Të rrehi si qeni! 

#pamfleti #azemhajdari #hashimthaçi
  • Rivali kukull i Berishës, Ibsen Elezi, nuk ka asnjë shans përballë ish kryeministrit, i cili në garë nuk është me Elezin por me SHBA që e shpallën non grata

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #pd #saliberisha #nongrada #amerika #spak

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In