Të gjithë flasin për golin me roveshatë të sulmuesit të Çelsit Oliver Zhiru kundër Atletiko Madridit dje në Ligën e Kampioneve, por mesfushori i Totenhemit Dele Ali shënoi një gol akoma më spektakolar në stilin gërshërë sot ndaj Volfsbergerit në Ligën e Europës.
24-vjeçari ngre lehtë topin me të djathtën dhe godet fluturimthi me të njëjtën këmbë duke e dërguar topin saktë në rrjetë.
Pavarësisht talentit dhe pritshmërive të mëdha, futbollisti i Anglisë është kthyer në lojtar stoli te Totenhemi dhe pritet të largohet pas këtij sezoni.