Sport21 Maj 2022, 17:17

Të gjithë të marrosur pas Armando Brojës, tre klube italiane dhe tre angleze duan sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Të gjithë të marrosur pas Armando Brojës, tre klube italiane

Të gjithë të marrosur pas Armando Brojës, tre klube italiane dhe tre angleze duan sulmuesin shqiptar

Armando Broja ka kryer një sezon fantastik me fanelën e Sauthemptonit, ndoshta më të mirin në karrierën e tij në futbollin profesionist. 

Sipas asaj që raporton Goal.com, pas shumë skuadrave të mëdha europiane si Milani, Napoli, Njukasëlli, Uest Hem, Sauthemptoni, tani në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare është futur edhe Interi. 

Është lakuar shpesh në mediat e huaja e ardhmja e 20-vjeçarit, ku ende nuk dihet se cili do të jetë ekipi i ardhshëm i tiji, ose me Çelsin që do të vendosë ta mbajë për vete 20-vjeçarin. 

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanelën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja është aktivizuar në total në 38 ndeshje, nga ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 1 asist për shokët e skuadrës. 

Sport Armando Broja sulmuesi i kombëtares shqiptare