
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë edhe në takimin e Durrësit.
Berisha ka vijuar fushatën për zgjedhjet e së dielës për kreun e PD, ku ka sulmuar qeverinë për inceneratorët. Sipas tij, në atë aferë ka firmosur dhe vetë Rama dhe sipas tij PD duhet të ngrejë qytetarët kundër qeverisë.
“Çfarëdo që del, del problemi i inceneratorëve. Është e qartë si dielli se kreu i qeverisë ka firmosur për të vjedhur. Një procedurë që nuk ekziston në ligjet e vendit. E ka quajtur negociata të mbyllura që është e përjashtuar nga ligjet. Nuk mund të vidhte ndryshe. Vazhdon firma deri tek Lefter Koka dhe me radhë, por ku është reagimi ynë. Flas për reagimin e shoqërisë. Askush nuk është më përgjegjës për këtë mungesë reagimi se sa ne demokratët që jemi në këmbë si misionarë. Nuk janë përgjegjës ata që nuk reagojmë. Siç ndryshuam veten, do të duhet të ndryshojmë dhe të tjerët. Po rikthehem prapë”, tha Berisha.
Sipas tij, Rama është duke vjedhur pasurinë kombëtare. “Ndodhin përçudira të cilat janë të pabesueshme. Disa prej tyre pasurohen direkt në interesin kombëtar dhe identitetin tonë kombëtar. Të tjera janë të lidhura me të. Kurse ne i përcjellim. Të rinjtë thonë se nuk është për t’u etuar këtë. Vendi i një mjedisi të pashoqë. Pse të gjitha këto? Sepse ne si shoqëri vazhdojmë të tolerojmë, vazhdojmë të mos reagojmë e përgjigjemi”, tha ai.