Bota25 Janar 2023, 16:06

"Të kalbet në ferr", Trump reagon për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së: Më hetoi mua për lidhje me Rusinë, por doli vetë i implikuar

Shkruar nga Pamfleti
"Të kalbet në ferr", Trump reagon për arrestimin e

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar lidhur me  arrestimin e ish zyrtarit të FBI së, McGonigal, i cili ishte i përfshirë në hetimin për lidhjet e dyshuara të stafit të Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016 në Amerikë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “truth”, Trump u shpreh se personi që po e hetonte atë për lidhje me Rusinë, arrestohet pasi ka vetë lidhje me rusët.

Ai tipi i FBI-së i cili u vendos të më hetonte mua për lidhje me Rusinë, shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e ryshfeteve nga Rusia, Le të kalbet në ferr!”, u shpreh Trump në platformën sociale “truth”.

Në vitin 2019, hetimi i këshilltarit special Robert Mueller përcaktoi se nuk kishte prova se Trump dhe fushata e tij komplotuan ose koordinuan me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016, megjithëse ish-presidenti dhe disa nga zyrtarët e tij mund të kenë tentuar të pengojnë hetimin.

Charles McGonigal , i cili kishte qenë agjenti special në krye të divizionit të kundërzbulimit të FBI -së në Nju Jork, akuzohet se ka marrë pagesa sekrete nga miliarderi rus Oleg Deripaska në këmbim të hetimit të një oligarku rival, sipas dokumenteve të gjykatës, duke thyer kështu sanksionet e vendosura nga SHBA.

Bota #Agjentit FBI Arrestimi Trump