Demokratët janë të gjithë në delir nga rikthimi i Sali Berishës.
Ky i fundit ka nisur një tur në të gjithë vendin ku po mban takime për zgjedhjet e 22 majit. Edhe pse gjykata nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit dhe këto zgjedhje janë nul, Berisha vijon me planin për të marrë me forcë partinë.
Kudo ku ka vajtur ka pasur situata “dëliri”. Një ish-gardist në Lezhë u shpreh se e do Berishën më shumë se fëmijët e tij. Një në Durrës u shpreh se e kishte idhull.
Ndërsa sot në Berat një simpatizant kishte shkuar me shishen e rakisë me vete. Ai ka ngritur dolli për shëndeti e ish-kryeministrit.
“Nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai është kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar, sepse ai lajmëroi kaka kaka, por ne nuk e nxorëm jashtë dhe na i bëri në mes të shtëpisë. Ne do merremi me ringritjen e PD. Ke një amanet nga mua, kur të shkosh në Parlament do ti thuash Ramës të bisedojë me stafin e botës së përtejme nëse ata kanë ndërmend që mua të më shpërblejnë me xhenet dhe atje është Edi Rama. Le të më çojnë në xhenem mua. Tani doktor, të gjithë ata që më denigruan, unë nuk jam pijanec. Të kam gjetur dollibashë, duhet të na prish përpara drejt fitores dhe kastile e mora”, tha ai.