“Të kapim ça të kapim” ishte shprehja e kryeministrit Rama sot në parlament që mori vëmendjen më të madhe mediatike. Edhe pse Rama e kishte për gjyqtarët e për prokurorët kjo shkon shumë përshtat me ministrat e tij. Sidomo ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi i cili pas tenderit 235 mln lekë për 2 ditë trajnim ka shpikur një tjetër mënyrë për të “vjelë” paratë e shqiptarëve.
Gjobat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ndaj bizneseve që abuzojnë me sigurinë ushqimore do të ekzekutohen forcërisht pa të drejtë paraprake ankimimi. Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një projektligj, cili ndryshon ligjin ekzistues të ushqimit duke i dhënë më shumë fuqi AKU-s. Ndryshimet në ligjin për ushqimin, vijnë pas ashpërsimit të kodit penal për shkeljet që lidhen me sigurinë ushqimore. Sipas këtyre ndryshimeve, kush abuzon me sigurinë ushqimore dënohet automatikisht me 15 vite burg dhe I hiqet përfundimisht e drejta për të ushtruar këtë aktivitet.
Sipas draftit, gjobat e inspektorëve të AKU-së përbëjnë titull ekzekutiv dhe mblidhen forcërisht para ankimimit të tyre në gjykatë. Për të bërë të mundur mbledhjen e këtyre gjobave me forcë, brenda Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do të krijohet një strukturë e posaçme vetëm për këtë qëllim. Por ky nuk është, ndryshimi i vetëm në ligjin për ushqimin që propozon ministria e bujqësisë. Sipas draftit, paralelisht brenda ministrisë do të krijohet një komision apelimi për gjobat, ku bizneset do të kenë të drejtë të ankimojnë gjobat mbi 300 mijë lekë, por vetëm pasi ti kenë paguar ato më parë.
Ajo çfarë është më tepër shqetësuese në këtë rast është fakti që taksidarët e AKU-së do dalin me mendimin për të vendosur gjoba, e në fund gjobat nuk do t’I vënë por do fusin paratë e korrupsionit në xhep, sepse integriteti i tyre profesional njihet se lë për të dëshiruar. Gjithçka bëhet për të krijuar një skemë që paratë të ndahen me shefin dhe vjedhja të sanksionohet me ligj. /Pamfleti