Sport 8 Mars 2022, 20:33

Shkruar nga Pamfleti

Te Lacio mendojnë për largimin e Igli Tares, shqiptari nuk është më i paprekshëm për Lotiton, dalin në skenë 2 zëvendësuesit

Igli Tare mund të largohet nga Lacio pas shumë sezonesh. Merkato e dobët e bërë në dy ediconet e fundit dhe “përplasja” me trajnerin Sarri për afrimet e bëra, ka bërë që te Lacio të mendojnë për largimin e drejtorit shqiptar. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se Tare nuk është më i paprekshëm nga presidenti Lotito.

Në skenë kanë dalë edhe dy emra që mund ta zëvendësojnë drejtorin e skuadrës kryeqytetase. Paskuale Foxha, ish-futbollist i Lotitos dhe tani drejtor sportiv i Beneventos, shihet si zëvendësues i mundshëm i Tares. Emri tjetër i përfolur është ai i Anxhelo Fabianit, ish-drejtori i skuadrës së Salernitanës, që ka qenë në pronësi të Lotitos. Për momentin këto zëra janë vetëm thashetheme, por në muajit në vazhdim pritet të zbulohet më shumë rreth së ardhmes së Igli Tares te Lacio.

Sport drejtori sportiv i Lacios Igli Tare