Bota19 Prill 2022, 19:54

“Të mbështesim Ukrainën”! Biden bisedë me aleatët: Rusia duhet të paguajë për veprimet e saj

Shkruar nga Pamfleti
“Të mbështesim Ukrainën”! Biden bisedë me

"Të mbështesim Ukrainën"! Biden bisedë me aleatët: Rusia duhet të paguajë për veprimet e saj

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e tjerë botërorë “përsëritën” angazhimin e tyre për t’i ofruar një ndihmë sigurie, ekonomike dhe humanitare Ukrainës.

“Mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën” dhe “përpjekje për ta bërë Rusinë të paguajë për veprimet e saj”– këto janë çështjet për të cilat diskutuan sot Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe aleatët përmes një video-telefonate, ku liderët “pohuan solidaritetin e tyre” me popullin ukrainas dhe dënuan vuajtjet humanitare në vend.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se udhëheqësit u pajtuan që një armëpushim duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullatës civile.

Së fundi, ata shprehën nevojën për intensifikimin e presionit sanksionues ndaj Moskës, si dhe ripërsëritën angazhimin për të diversifikuar burimet e energjisë me synimin për të reduktuar varësinë nga gazi rus.

Bota Biden Rusia