Bota 9 Shkurt 2023, 12:53

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi bastisin dyqanet: Po vdesim urie

Shkruar nga Pamfleti
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi bastisin dyqanet: Po vdesim

Pas dhimbjes për humbjet e jetëve si pasojë e tërmetit, të mbijetuarit po përballen një krizë për sa i përket mungesës së ushqimeve.

Të mbijetuarit nga tërmeti kanë nisur të bastisin supermarketet për ushqime. Shumë njerëz u ankuan për mungesën e reagimit të qeverisë pas fatkeqësisë më të madhe natyrore të Turqisë në një shekull.

Presidenti, i cili vizitoi dje vende të ndryshme pranë epiqendrës së tërmetit, përfshirë Hatajin, ka denoncuar ata që kritikuan reagimin e autoritetit si “tradhtarë”.

Kujtojmë se numri i viktimave ka shkuar mbi 17 mijë. Të plagosur nga ana tjetër, janë mbi 60 mijë persona, teksa edhe numri i godinave të shkatërruara, mes pallateve rezidenciale dhe shtëpive, i afrohet 10 mijëshit.

Procesi i evakuimit po ndodh në kushte të rënda të motit, pasi stuhitë e përhershme të dëborës janë shtuar. Më pesimistët ndër ekspertët, mendojnë se bilanci tragjik, mundet deri të dyfishohet.

Bota Termet TURQI