Bota13 Shkurt 2023, 17:17

Të mbijetuarit nga tërmeti tragjik: Qeveria turke dështoi, AFAD nuk ka bërë aq sa duhet

Shkruar nga Pamfleti
Të mbijetuarit nga tërmeti tragjik: Qeveria turke dështoi, AFAD

Të mbijetuarit nga tërmeti tragjik, kanë akuzuar qeverinë turke se autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive (AFAD) nuk ka arritur ti ndihmojë ata sa duhet.

“Të gjithë thonë se nuk janë në krye. Ne nuk mund të gjejmë kush është në krye”, tha një nga të mbijetuarat.

Departamenti i shtypit i AFAD-it i drejtoi një kërkesë ministrisë së Brendshme, e cila nuk u përgjigj menjëherë.

Agjencia tha se më shumë se 218,000, policë, ushtarë, vullnetarë dhe personel tjetër janë vendosur në gatishmëri.

Kujtojmë se numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur afro 35 mijë.

E teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja nuk është shuar.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve Anadolu njoftoi se të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi midis orës së 141 dhe 163 pas goditjes së tërmetit.

OKB-ja ka thënë se të paktën 870,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime të ngrohta në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, dhe vetëm në Siri deri në 5.3 milionë njerëz thuhet se janë të pastrehë.

 

 

 

Bota Termet TURQI