Presidenti Ilir Meta duke postuar një tabelë që tregon se si qeveria takson më shumë biznesin e ndershëm dhe fal bizneset klienteliste, shkruan ndër të tjera se prandaj Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit.
Postimi i plotë
‘Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit.
Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.
Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!
Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.
Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!’