Aktualitet25 Mars 2018, 08:28

Të pafytyrë dhe cinik, Basha dhe Berisha vodhën 230 milionë euro dhe tani bëjnë Ramën për ‘5 lekë’

Shkruar nga Pamfleti
Të pafytyrë dhe cinik, Basha dhe Berisha vodhën 230 milionë

Rruga e Kombit është një nga super-skandalet e Shqipërisë. Në ndërtimin e kësaj rruge janë vjedhur mbi 230 milionë euro. Kjo e raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

E rropën këtë rrugë duke vjedhur djersën dhe taksat e popullit plot 230 milionë euro.

Imagjinoni çfarë do ishte ndërtuar me këto fonde, të pakten 10 shkolla, apo dy aeroporte, apo një autostradë evropiane që përshkon edhe jugun e Shqipërisë.

Megjithatë, në momentin kur u hetua nga Prokuroria, Basha u sëmur dhe e zuri barku. Kështu deklaronte sa herë e thërriste Prokuroria për dëshminë e tij.

A kanë fytyrë tani këto dy politikanë që të dalin t ë shajnë Edi Ramën për  taksën 5 euro që ka vendosur për këtë rrugë si taksë mirëmbajtjeje.

Absolutisht jo!

Ata po e përdorin për sulmet e tyre duke e bërë Ramën për 5 lekë, për 5 eurot që ai vendosi si taksë mirëmbajtjeje.

Nëse keni udhëtuar në Kosovë, e keni vënë re ndryshimin mes rrugës së Kombit në anën e Shqipërisë, e cila ka punimet më skandaloze, ndërsa në Kosove ka një cilësi shumë herë më të mirë.

Kjo pasi në Shqipëri është bërë një vjedhje kolosale.

Le ti kthehemi Edi Ramës!

Sa i takon taksës së vendosur nga Edi Rama, kjo është si ti marrësh gjak popullit nga vetulla.

Shuma prej 5 eurosh, pra 700 lekë, është tepër e lartë për xhepat tanë.

Kukësi, është qarku më i vafër në Shqipëri dhe qytetarët e saj preken më shumë nga kjo taksë.

Taksa duhej vendosur, pasi është një autostradë që lidh dy shtete, Shqipëri-Kosovë dhe duhet mirëmbajtur.

Taksa të tilla paguan e gjithë bota. Nëse udhëton nga Padova në Venezia, në autostradën që lidh këto dy qytete, do të paguash 5 euro.

E njëjtë me taksën e vendosur nga Rama, por kryeministri jonë duhet të dijë se paga minimale në Itali është 1000 euro dhe jo 20 mijë lekë sin ë Shqipëri.

Taksa e vendosur, mund të jetë një zgjidhje për mirëmbajtjen e rrugës, por shuma është tepër e rëndë për xhepat e shqiptarëve.

Rama duhet të bëjë mirë llogaritë…e popullit që s’ka bukë që të hajë!

Kryesore Basha dhe Berisha vodhën 230 milionë euro dhe tani bëjnë Ramën për ‘5 lekë’ Të pafytyrë dhe cinik