Bota27 Qershor 2022, 19:45

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi me raketa në Kremenchuk

Shkruar nga Pamfleti
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi me raketa në

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi me raketa në Kremenchuk

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi dy raketa ruse u përplasën në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori rajonal, Dmytro Lunin.

Ai deklaroi se 40 persona të tjerë ishin plagosur për shkak të sulmit. Më herët gjatë ditës së sotme, pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një zjarr të madh dhe tym të errët që ngrihej në qiell pas sulmit, ndërsa zjarrfikësit dhe ushtarët nxorën copat e shkatërruara të metalit të ndërtesës, për të vijuar kërkimet nën rrënoja për të mbijetuarit.

Ne nuk e kuptojmë se sa njerëz mund të mbeten nën rrënoja,” tha shefi i shërbimit rajonal të shpëtimit në televizion.

Guvernatori Lunin ka thënë se nuk ka gjasa që shumë të mbijetuar të gjenden në rrënojat që digjen, sepse “ishte një zjarr i madh dhe kishte shumë tym”.

Bota Kremenchuk