Anti-Mafia19 Shkurt 2019, 12:07

Të pangopur/ Ministra, deputetë e zyrtarë të lartë, marrin 50% page edhe 3 vite pas ikjes nga detyra (750 USD në muaj)

Shkruar nga Pamfleti

Të pangopur/ Ministra, deputetë e zyrtarë të lartë, marrin 50% page edhe 3 vite pas ikjes nga detyra (750 USD në muaj)

Vendim i qeverisë “Rama”, që provon se përse bëhet lufta për pushtet, pa asnjë lidhje me hallet e popullit, ndërkohë që ministrat dhe zv/ministrat e shkarkuar, në momentin e dorëzimit të detyrës, kanë marrë nga 3 paga mujore shpërblim në dorë, por paga u vazhdon edhe për 3  vite të tjerë, mbi pagën e punës që bëjnë aktualisht

Përcaktimin më të saktë, për luftë interesash, që bëhet midis individëve e grupeve, na e jep kjo pyetje retorike: – Përse njerëzit, nuk përleshen për të hipur në majë të rrapit, por në majë të mollës?

Kaq mjafton, për të kuptuar, se politikanët shqiptarë dhe grupet e tyre mbështetëse me ulërima, nuk kacafyten për hallet e shqiptarëve, por për pushtetin, që ka paga e pensione të larta, makina, dieta, punësime e shkollime famijarësh, trajtim mjekësor falas brenda e jashtë Shqipërisë deri 4 milionë lekë të reja, mundësi pasurimi e paprekshmëri nga ligji.

Sepse, nëse nuk do kishte përfitime, deputetë e ministra nuk do “shqyenin gojën” në parlament e televizione dhe nuk do duronin dot denigrimin, që u bën shoqëria, por do punonin e jetonin të qetë, në katundet dhe qytezat nga kanë ardhur.

Sot, po publikojmë një vendim të qeverisë “Rilindja”, që provon një nga motivet, se përse bëhet lufta e politikanëve, ku nuk ka asnjë “shkronjë” për çështjet kombëtare, apo shqetësimet e popullit, në emër të të cilit ata flasin.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Është VKM nr. 548, datë 27.7.2016, me të cilën përcaktohen detyrimet e shtetit, për trajtimin e Presidentit, Kryeministrit e Kreut të Kuvendit, deputetëve, ministrave, zv/ministarve, sekretarëve të ministrive etj., duke u dhënë pagë mujore edhe disa vite pas ikjes nga detyrat, të ndarë në tre kategori trajtimi..

Çdo funksionari të nivelit të parë shtetëror, pas largimit nga funksioni, i paguhen 3 paga mujore në dorë si shpërblim dhe, duke filluar nga muaji i katërt, Sigurimet Shoqërore, i paguajnë 50% të pagës mujore referuese bruto, sipas pagës që ka patur, që i jepet edhe për 3 vite, pas largimit nga detyra.

Çdo funksionar i nivelit të dytë shtetëror (Zv/ministra e Sekretar të Përgjithshëm) pas largimit nga funksioni, i paguhen 2 paga mujore në dorë si shpërblim dhe duke filluar nga muaji i tretë, Sigurimet Shoqërore, i paguajnë 50% të pagës mujore referuese mujore bruto edhe për 3 vite pas largimit nga detyra.

Çdo funksionar i nivelit të tretë shtetëror (kryeinspektor, drejtorë të përgjithshëm, prokurorë, gjyqtarë, prefekt, kryebashkiakë, Kryetar Qarku), pas largimit nga funksioni, i paguhen 2 paga mujore në dorë si shpërblim dhe duke filluar nga muaji i tretë, Sigurimet Shoqërore, i paguajnë 40% të pagës mujore referuese mujore bruto edhe për 2 vite, pas largimit nga detyra.

Psh., deputetët, që nuk fituan në zgjedhjet e vitit 2017, do vazhdojnë të marrin 50% të pagës së deputetit, deri në muajin shtator të vitit 2020, ndërsa kryebashkiakët që nuk do jenë pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, do vazhdojnë të marrin 40% të pagës mujore deri në vitin 2021, pavarësisht nëse janë punësuar dikur tjetër, qoftë edhe në shtet./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia deputetë e zyrtarë të lartë marrin 50% page edhe 3 vite pas ikjes nga detyra (750 USD në muaj) Të pangopur/ Ministra