alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!

17/05/2022, 11:50
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!

Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!

Qeveria nuk i ka sqaruar realisht amerikanët si qëndron puna, ndaj dhe ka një tërheqje dhe pasiguri deri në shtyrjen e projektit…

Ka një histori me shumë dritë- hije dhe krejt jo të qartë në lidhje me një investim të rëndësishëm që pritet të realizohet në hidroventralin e Skavicës, për të cilin është angazhuar edhe një kompani shumë e njohur e SHBA. E siç na është thënë, kompania mund të marrë një kredi nga qeveria amerikane për këtë investim.


-Lexo edhe:

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg pritet të marrë formë të prerë

Plas “lufta” në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shkarkon të persekutuarit; dega e PD “shpërthen” në akuza

Ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, siç është bërë e ditur, e stabilizon kaskadën e Drinit, pasi mund të ruajë një rezervë të rëndësishme ujore për HEC-et mbi Drin, siç është ai i Komanit, Fierzës dhe Vaut të Dejës.

Por, ndërtimi i Skavicës ka një efekt kolateral shumë të madh mbi një zonë të tërë të Luginës së Drinit në Kukës dhe Dibër. Sipas të dhënave aktuale, ndërtimi i ujëmbledhësit të Skavicës përmbyt rreth 33 fshatra në bashkinë Dibër, që realisht përbëjnë edhe zonën më pjellore të saj. Ajo që quhet hambari i Dibrës ku mbillen që nga drithërat, pemët frutore, por edhe perime të ndryshme. Një zonë tërheqëse për turizmin, që është promovuar edhe nga Kryeministri në faqen e tij, duke i bërë reklamë hoteleve të ndërtuar buzë Drinit, që sipas projektit do të mbyten me ndërtimin e digës dhe ujëmbledhësit.

Ku do të shkojnë banorët e përmbytur dhe sa do t’i kompensohet toka e kullotat?

Nuk janë pak por 33 fshatra me një popullësi prej mijëra banorësh, e cila mbi të gjitha, është zotëruese e tokave e kullotave nga më pjelloret në vend.

Deri tani, askush nga administrata e shtetit nuk ka folur me banorët në lidhje me mundësinë dhe detajet e kompensimit që do të ndjekë qeveria.

Kjo pasi ka një paqartësi dhe problem me letrat e tokave, që vjen si pasojë e ligjit famëkeq 7501 që ka 30 vjet që nuk është zbatuar dhe qytetarët nuk kanë tapitë për tokat që i kanë marrë “me mend” prej vitesh.

E frika e banorëve është se këtu do të veprohet si gjithkund me projektet e mëdha. Njerëzit do të vihen para një fakti të kryer, ku thjesht do të pranojnë ose refuzojnë tarifat që ka vendosur qeveria për kompensim.

Pasi mësohet se ndërkohë që njerëz të lidhur me qeverinë që kanë ndërtuar “me leje nga lart” kanë marrë letra, edhe pse nuk duhej të ndërtohen, njerëzit e thjeshtë nuk u është krijuar mundësia që të ndërtohet atje. Pasi që nga koha e Enver Hoxhës, Skavica ka qenë pjesë e një projekti hidrocentrali, çka ka bërë që nuk mund të ndërtohej asnjë vepër kostoze nga qytetarët, përveçse banesave normale. Po atëherë përse e ka lejuar qeveria ndërtimin e disa hoteleve e bujtinave luksoze? Për t’i kompensuar sa frëngu pulën?

Nëse në Shqipëri do të kishte drejtësi, kush ka dhënë leje për ndërtim në zonën që ka qenë territori i zonës së hidrocentralit të Skavicës, duhej të ishte dënuar. Me këtë standard, bashkia e Tiranës dhe qeveria i trajtoi banorët e Unazës së Re, ku i tha se atje ka qenë projekti i rrugës që në kohën e Adil Çarçanit. Siç ka qenë edhe projekti i Skavicës në Dibër. Po përse disa ndërtojnë e disa jo? Apo është një skemë pastrimi parash, ngaqë kush ka ndërtuar do të marrë para mbrapsht për ndërtimin, duke shpërlarë kështu lekët me origjinë të dyshimtë?

Të gjitha këto dilema kanë krijuar që tani probleme tek amerikanët, të cilët natyrisht nuk do të merren me çështjet e pronësisë, por nuk duan as që të krijojnë konflikte.

E këtu, më e keqja është se askush nga qeveria nuk ka folur me banorët, për ta pjekur sa më mirë situatën, pët të biseduar e folur për sistemimin dhe kompensimin e tyre. Por natyrisht edhe duke i treguar prespektivën e tyre në situatën e re të ndërtimit të Skavicës. Arroganca e qeverisë në këtë rast është e dënueshme, ndaj dhe ka sjellë dyshimin dhe frikën e banorëve se po punohet kundër tyre. E nga ana tjetër, qeveria nuk ka sqaruar realisht amerikanët si qëndron puna, ndaj dhe ka një tërheqje dhe pasiguri në shtyrjen e projektit…/Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg pritet të marrë formë të prerë

02/07/2022, 15:28
Kryesore

Plas “lufta” në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shkarkon të persekutuarit; dega e PD “shpërthen” në akuza

02/07/2022, 14:39
Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç
Kryesore

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17
Me amnistinë e Edi Ramës përfitojnë trafikantë rusë, turq, serbë, etj.; Antonio Gallo, Niku e 9 bosë të “Ndraghet’a”
Anti-Mafia

Me amnistinë e Edi Ramës përfitojnë trafikantë rusë, turq, serbë, etj.; Antonio Gallo, Niku e 9 bosë të “Ndraghet’a”

02/07/2022, 12:56
Kryesore

Neglizhohet restaurimi i Kullave të Jasharëve, donatorët e huaj më të interesuar se qeveritë!

02/07/2022, 12:29
Kur u vra Pjerin Xhuvani, edhe Yuri Kim vidhte vota për Edi Ramën
Editorial

Kur u vra Pjerin Xhuvani, edhe Yuri Kim vidhte vota për Edi Ramën

02/07/2022, 12:00
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Komandantët e Putinit po masakrojnë ushtarët e plagosur rusë, robërit e luftës zbulojnë dëshmitë tronditëse: Nëse s’lufton dot, të heqin qafe

ashensori

Zbardhet dinamika e incidentit në QSUT, procedohen penalisht dy persona

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg pritet të marrë formë të prerë

02/07/2022, 15:28

Pesë mësimet që mori NATO nga lufta Rusi-Ukrainë

02/07/2022, 15:01

Plas “lufta” në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shkarkon të persekutuarit; dega e PD “shpërthen” në akuza

02/07/2022, 14:39

E paguan 108 milion euro/ Hapja e rrugës Kardhiq-Delvinë, Rama dhe ministrat priten me këngë labe

02/07/2022, 14:36

Shiti “Volkswagen-in” disa herë dhe fitoi 4.4 mln lekë, arrestohet 25-vjeçari në Fier

02/07/2022, 14:16

Braçe shqetësohet për fermerët: Lërini kafet dhe zyrat në Tiranë, ejani të shesim shalqirin se u poq

02/07/2022, 14:12

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In