alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Të panjohurat e sulmeve ndaj SPAK dhe kush frikësohet realisht

12/05/2022, 18:57
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A

Kishte një sistem koorporate të ngritur, ku dihej se sa ishte kostoja për çdo çështje që shqyrtonte një prokuror apo gjyqtar. E gjitha, duke pasur brenda një pjesë të rëndësishme të avokatëve dhe pjesës administrative të gjykatave dhe prokurorive. I gjithë ky sistem është mbledhur në vite, ditë pas dite në një precision absolut e me prova të pakundërshtueshme…

Vazhdimi i presionit të hapur të Edi Ramës ndaj SPAK ka sjellë mjaft komente e hamendësime prej shumë palëve në vend, që mund të jenë edhe të stisura por edhe reale. Fakt është që janë argëtuese, dhe duket qartë shqetësimi i politikës.


-Lexo edhe:

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; besnikët e tij kërcënojnë me trazira

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Mbajtja e kësaj çështje të hapur gjithsesi e bën temën e debatit aktuale. Deklarata e sotme e pritshme e ambasadores Yuri Kim pritet që t’i japë një drithërimë më të madhe gjithë kësaj atmosfere.

Megjithatë të rëndësishme janë zërat që qarkullojnë e që kanë shtuar ankthin brenda elitës politike. E natyrisht në këtë mjedis i shqetësuar është mazhoranca e Edi Rama, i cili ka dy fronte të hapura në Prokurorinë Speciale; atë të inceneratorëve dhe atë të koncensioneve në shëndetësi.

Në çështjen e parë, është përfolur shumë mundësia e përfshirjes nën hetim e njeriut të rëndësishëm të qeverisë Engjëll Agaçi, që është akuzuar shumë për shkresat që ka marrë qeveria; në çështjen e dytë, subjekti është Ilir Beqja, i cili tashmë mban një funksion shumë të rëndësishëm në qeveri, paçka se jo një portofol politik.

Nëse do të kishim të reja në këto dy çështje, goditja do të ishte më shumë se fatale për Edi Ramën, do të hynte brenda në paradhomën e tij, e sipas gjasave mund të krijonte edhe një çarje më të madhe nga ajo që është krijuar në frontin kundërshtar brenda PS. E gjithë kjo atmosferë është e kuptueshme që i sëkëlldis shumë.

A është nisur pikërisht nga këto zëra Edi Rama, për të kërkuar nga SPAK që të trazonte ujrat edhe në anën tjetër? Ndoshta, por problemi këtu është më i gjerë.

Nëse ka një rregull të pashkruar që fuqizon qeverinë, është kur i bën “viktima”.

Në rastin aktual Edi Rama po kërkon të hiqet si hero pasi ka lejuar hetimet brenda PS-së, por ky nuk është fare heroizëm. Nëse dikush brenda PS-së ka shkelur ligjin, duhet të hetohet, s’ka lidhje me heroizmin. Thjesht ka rënë standardi i vjetër i Sali Berishës e Ilir Metës që kanë penguar drejtësinë të hetojë mbi ta. Fundja këtë kanë kohë që e kërkojnë shqiptarët.

Dhe këtu nuk flitet as për balancim, e as për radhë, por për një logjikë normale të punëve. Pasi çdo hetim nga SPAK ndaj njerëzve të qeverisë, pa hetuar Sali Berishën e Ilir Metën, do të jetë shumë i paragjykuar.

Hetimi ndaj Berishës dhe Metës, është dyshemeja, pasi e mira është që të hetohet për të gjithë politikanët që e kanë bërë baltë në këto 30 vite. Por Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë elita e korruptuar që ende mbajnë peng statusquonë.

Një nga pjesët më të rëndësishme të dosjes ndaj Sali Berishës për të cilën është shpallur Non Grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit është “pengimi i drejtësisë”.

Dosja për të cilën pritet të penalizohet edhe Ilir Meta sapo të lërë Presidencën, është e plotë dhe ka një material shumë të detajuar mbi pushtimin e sistemit të drejtësisë nga Berisha e Meta. Por brenda ka edhe personazhe të tjerë, që kanë drejtuar KLD-në dhe kanë kontrolluar emërimet ndër vite në sistemin e drejtësisë.

Po ç’ përmban kjo dosje?

Siç mësohet, ka fakte tashmë të vërtetuara se një pjesë e armatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ishin thjesht zyrtarë të drejtësisë që merrnin para nga njerëz nën hetim apo të dënuar dhe i gëzonin ata vetë. Një pjesë e fitimeve shkonin lart tek shefat. Pra kishte një sistem piramidal në kuptimin e plotë të fjalës.

Nëse disa gjyqtarë e prokurorë paguanin shtrenjtë postin e tyre, ata ishin thjesht pjesë e atyre që ndodheshin jashtë influencës së dy të mëdhenjve. Por pjesa më e madhe, duke nisur nga të gjithë Kryeprokurorët e krerët e gjykatave, po edhe të tjerë, ishin pjesë e këtij sistemi. Paguanin “business fee”-në tek sekserët, e cila më pas çohej lart. Nuk është aspak rastësi që kupola e drejtësisë mori goditje në vetting, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dinte gjithçka. E ndaj dhe nuk bzanë. Vetëm pak gjyqtarë e prokurorë kanë çuar çështjet në Strasburg, pasi e kanë ngrënë nga “inercia” e nuk ishin pjesë e lubisë së madhe. “Peshqit e Mëdhenj” të gjyqësorit thjesht po gëzojnë pasurinë dhe heshtin. Madje disa prej tyre mësohet se kanë marrë edhe kërcënime që të mos flasin për të shpjeguar skemën. Por duket se është vonë, ngaqë ka edhe që kanë folur, madje kanë folur edhe në letra.

E këtu zullumi është i madh, ngaqë nuk flitet thjesht për dhënie parash në mënyrë sporadike, por gjithçka funksiononte si orë zvicerane. Kishte një sistem koorporate të ngritur, ku dihej se sa ishte kostoja për çdo çështje që shqyrtonte një prokuror apo gjyqtar. E gjitha, duke pasur brenda një pjesë të rëndësishme të avokatëve dhe pjesës administrative të gjykatave dhe prokurorive. I gjithë ky sistem është mbledhur në vite, ditë pas dite në një precision absolut e me prova të pakundërshtueshme. Ajo çka realisht dihet është shumë pak fare. Siç janë edhe vilat apo banesat e Peshkaqenëve një pikë uji në oqeanin e madh të korrupsionit.

Megjithatë, pjesa tjetër e kësaj dosje, nesër pas intervistës së bujshme që do të japë sonte ambasadorja amerikane Yuri Kim… /Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; besnikët e tij kërcënojnë me trazira

28/06/2022, 21:17
Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO
Bota

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

28/06/2022, 21:05
Bota

Nga tregimi i forcës, te ndryshimi i strategjisë; çfarë pritet të sjellë Samiti i NATO-s në Madrid?

28/06/2022, 18:06
Aktualitet

Dosja e prokurorisë/ Neglizhenca e zv/drejtorëve të policisë solli vrasjen e Xhuvanit, Albert Nushi dhe kolegu i tij nuk ndërhynë

28/06/2022, 16:45
Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!
Kryesore

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18
Bota

Samiti i G7-ës/ Pesë vendimet kryesore që morën liderët botërorë në Gjermani

28/06/2022, 13:27
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Vila në Lalëz "mollë sherri" mes demokratëve, alarmohet Tritan Shehu: Ku ta gjeja të ishte e imja, Bardhi të dënohet për fshehje krimi

Vila në Lalëz "mollë sherri" mes demokratëve, alarmohet Tritan Shehu: Ku ta gjeja të ishte e imja, Bardhi të dënohet për fshehje krimi

Foto ilustruese

Kush fshihet pas vilës në Lalëz dhe pse SPAK po përfundon në një grotesk të kushtueshëm financiar?!

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

28/06/2022, 23:48
"Listat e veteranëve duhet të pastrohen", ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

“Listat e veteranëve duhet të pastrohen”, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

28/06/2022, 23:38
I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

28/06/2022, 23:20

Heqja e vetos nga Turqia, Biden: NATO do të bëhet më e fortë me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

28/06/2022, 22:58

Shqiptari qëllon për vdekje turkun në Gjermani, autoritet vënë shpërblim për “kokën” e tij

28/06/2022, 22:47

“Shkatërrimi i Ukrainës do ishte gabim kolosal”, miliarderi rus tregon si do të përfundojë lufta dhe i jep “shuplakë” Putinit

28/06/2022, 22:42

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In