Sport18 Maj 2022, 20:34

Të paprekshmit e Espanjolit, po Keidi Bare? Zbulohet plani i ekipit katalanas për sezonin e ardhshëm në La Liga

Shkruar nga Pamfleti
Të paprekshmit e Espanjolit, po Keidi Bare? Zbulohet plani i ekipit

Të paprekshmit e Espanjolit, po Keidi Bare? Zbulohet plani i ekipit katalanas për sezonin e ardhshëm në La Liga

Espanjoli arriti të sigurojë mbijetesën në La Liga edhe për sezonin e ardhshëm, një javë para përfundimit të kampionatit. Ndeshjen e fundit, skuadra ku luan Keidi Bare, do ta luajë si një “miqësore”, përballë Granadës në transfertë. 

Pasi u arrit objektivi i këtij sezoni, ekipi i Espanjolit ka bërë gati projektin për edicionin e ardhshëm futbollistik, ku do të garojnë sërish në elitën e futbollit spanjoll. 

Siç raporton prestigjiozja Mundo Deportivo, stafi teknik i Espanjolit do të mbajë vetëm këta futbollistë për sezonin e ardhshëm: Joan Garsía, Oskar Xhil, Serxhi Gómez, Kalero, Kabrera, Keidi Bare, Serxhi Darder, Embarba, Aleiks Vidal, Niko Melamed, Havi Puado dhe Wu Lei. Madje, raportohet se Keidi Bare do të jetë lojtari kryesor për Espanjolit, pasi premton siguri në mesfushë, si dhe pritet të jetë një aset për të ardhmen, pasi kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro. 

Sport Espanjol futbollisti shqiptar Keidi Bare