Showbiz 2 Shkurt 2023, 10:08

“Të q**** Big Brother-in”, Olta Gixharin nuk e mbajnë më nervat

Shkruar nga Pamfleti
“Të q**** Big Brother-in”, Olta Gixharin nuk e mbajnë

“Të q**** Big Brother-in”, Olta Gixharin nuk e mbajnë më nervat

“Big Brother Vip” është një lojë nervash dhe kjo nuk ka diskutim. Pas diskutimeve në Prime dhe surprizës nga djali i saj, gjendja emocionale e Olta Gixharit ka qenë shumë e rënduar.

Ajo është shprehur në një moment se dëshiron të dalë, madje ka shpërthyer edhe në lot. Në jetën e përditshme, njerëzit kur acarohen, nervat e tyre i shfryjnë edhe duke sharë. Në këtë situatë dallim nuk ka bërë as Olta, e cila ashtu e nevrikosur ka përdorur fjalor banal brenda shtëpisë.

Jo ndaj banorëve nëse po mendoni këtë, por siç duket ndaj formatit. “Të q**** Big Brother-in”, dëgjohet të thotë aktorja në një moment, i cili është bërë viral tashmë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që duke zbuluar sërish edhe arsyen e gjendjes së saj të mëngjesit, Olta u shpreh se e kishin prekur fjalët që i janë thënë gjatë spektaklit, veçanërisht nga Zhaklin Lekatari.

“Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.

 

Reality Show #shan BBV Olta Gixhari