Aktualitet 8 Korrik 2019, 15:35

Të qetë e të qeshur pasi vranë 52 vjeçarin, jepet dënimi për anëtarët e bandave të Kavajës

Shkruar nga Pamfleti
Të qetë e të qeshur pasi vranë 52 vjeçarin, jepet

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën katër ditë më parë la shenjë në gjithë opinionin publik jo vetëm për nga dinamika që ndodhi, por dhe nga pasojat që la pas. Nga përplasja e me armë e dy bandave rivale në qytet mbeti i vdekur një nga kalimtarët dhe u plagosën 6 të tjerë.

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit në Kavajë, për vrasjen e 52-vjeçarit, që u ndodh rastësisht dhe gabimisht në vendin e ngjarjes, Ramazan Hasanlliu.

Trupa gjykuese ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 4 nga të arrestuarit. Kështu, Eraldo Hyka, Qazim Merkja, Ardian Dedej dhe Marjus Aliu kanë mbetur sërish në burg. Ndërsa për Agron Kollçakun gjykata ka caktuar masën, ‘arrest shtëpie’.

Është për të ardhur keq se si ngjarja i mori jetën një personi të pafajshëm, por ishte një provë e gjallë se siguria në rrugë nuk është më e mira në vendin tonë dhe armët janë diçka që të rinjtë mund t’i gjejnë lehtësisht. Madje, në dhomën ku prisnin dënimin në gjykatë shihet qartë se autorëve të ngjarjes nuk u bën përshtypje akti që kanë kryer, por janë duke qeshur me njëri-tjetrin duke dëshmuar një qetësi të frikshme në raport me situatën.

Ngjarja e Kavajës nuk mbeti pa vëmendjen e politikës e cila nuk humbi rasti, më së shumti pala opozitare, të sulmonte qeverinë për pasigurinë në rrugët e vendit dhe për një punë të cunguar të Policisë së Shtetit.

“Një qytetar u vra sot në Kavajë, ndërsa ishte duke blerë bukë. Në mes të qytetit, në mes të ditës, përplasjet me armë terrorizojnë qytetarët. Krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqipëri. Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve te Ramazan Hasanlliut. Sherim te shpejte te plagosurve.”shkruajti pas ngjarjes Enkeled Alibeaj në një reagim në Facebook. /Pamfleti

Aktualitet Banda Kavajë policia