Aktualitet12 Tetor 2022, 19:39

Të rinjtë po largohen sepse Shqipëria e Edi Ramës i tremb!

Shkruar nga Pamfleti
Të rinjtë po largohen sepse Shqipëria e Edi Ramës i tremb!

Vetëm se, kujdes zoti Rama! Se ti nuk e di çfarë është fajësia në sensin juridik, por nuk di as edhe atë tjetrën: Ti Rama nuk e arsyeton dot fajësinë për krimin e tradhtisë ndaj atdheut.

Shkruan Spartak Ngjela

A po shpopullohet Shqipëria?

Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se Shqipëria e Edi Ramës i tremb

Iu ka kallur frikën për të ardhmen, se sot, nuk jetojnë dot me të ardhurat e tyre, me paga deri në 40 mijë lek në muaj që marrin nga shteti.

Ky është një turp historik. Një kryeministër që e lë gjendjen kështu, ose është një kryeministër rryp kaishi, që s’di asgjë, ose është bashkëautor në dëmtimin dhe keqtrajtimin e shqiptarëve me zjarrvënësit shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kjo…

Në fakt duket se kjo më shumë është një lojë e pisët e kryeministrit shqiptar dhe kryeministrit papagall të Serbisë.

Kot po e ngatërron veten në një çështje të tillë, o kryeministër! Asgjë nuk u bëni dot shqiptarëve dhe Shqipërisë. Çfarë kryeministri mund të jesh ti, o Edi Rama! përveç se një dëmtues i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Por kot e ke…

Nuk shpopullohet Shqipëria dhe as Kosova.

Por, të gjithë këtë aventurë politike për të shpopulluar Shqipërinë, do ta kenë lodhje të kotë edhe Rama edhe Vuçiç.

Por, për Ramën, do të ketë një rrezik të shtuar për të.

l.

Rrogat në Shqipëri sot duhet të jenë të garantuara me forcën e ligjit: Pension jo më të ulët se 50 000 lek në muaj. Rrogë jo më të ulët se 100 000 lek në muaj. Shqipëria i ka të gjitha të ardhurat për këtë standard, por nuk ka kryeministër. Kjo është domosdoshmëri e detyrueshme për çdo kryeministër që është apo që do të vijë në Shqipëri, sepse rregullon mirëqenien e shqiptarëve dhe pompon para në treg e rrit konsumin.

 Zhvillimi i tregut dhe ekonomisë është në raport të drejtë me nivelin e konsumit, sa më i madh konsumi i mallrave aq me i lartë është zhvillimi ekonomik.

Dhe prandaj: rrogat, sa më shpejt që të jetë e mundur, duhet të vijnë sot aty ku theksuam më lart.

Ore fakirë kryeministra në Tiranë dhe në Beograd! E dini ju se sa ka qenë popullsia e Shqipërisë në vitin 1945? Shqipëria në vitin 1945 ka qenë 850 mijë banorë. Por, kur shqiptarët, në vitin 1991, të trembur nga diktatura komuniste, u hipën anijeve në Durrës drejt Italisë, Shqipëria ishte 4 milionë banorë. Kurse Kosova në vitin 1951 ka qenë 780 mijë banorë. Por, këto vite filloi koha për rritjen e popullsisë.

Edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.

Dhe, në vitin 1991, Shqipëria ishte 4 milionë banore, kurse Kosova ishte rreth 2 milionë banorë.

E kuptoni që shqiptarët janë të pamposhtur në Ballkanin Perëndimor.

Po Rama, e di këtë?

ll.

Sigurisht që Rama i di si fakte këto që unë shpreha më lart, por nuk ka aftësinë e intelektit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Dhe mendon, se, me rrogat e vogla që mban për të punësuarit e shtetit, do të shpopullojë Shqipërinë.

Asgjë nuk bëni dot.

Vetëm se, kujdes zoti Rama! Se ti nuk e di çfarë është fajësia në sensin juridik, por nuk di as edhe atë tjetrën: Ti Rama nuk e arsyeton dot fajësinë për krimin e tradhtisë ndaj atdheut.

Prandaj, ki kujdes! Se Shqipëria nuk shuhet se, me gjithë tradhtitë e brendshme të kryeministrave të Shqipërisë, njëri pas tjetrit, shqiptarët nuk luajtën nga trajektorja e tyre historike për popullsinë, ajo që ka filluar që në vitin 1444 me luftërat e famshme kastriotiane.

Në vitin 1444 në Ballkanin Perëndimor kanë qenë 4 milionë shqiptare, dhe në Angli kanë qenë 4 milionë anglezë. Sot në Ballkanin Perëndimor janë rreth 8 milionë shqiptarë, kurse në Britani janë 58 milionë anglezë.

E kuptoni tani historinë?

Shqipërinë dhe shqiptarët me para i mban sot emigracioni, dhe gjithmonë ka qenë po kështu, sa herë që tradhtia ka pushtuar shtetin dhe qeveritë e Shqipërisë. Sot në Perëndim punojnë me paga të mëdha rreth 2 milionë shqiptarë. Ku e kuptoni ju, o fakirë! që Shqipërinë gjithmonë e kanë mbrojtur shqiptarët.

Kjo është e vërteta. Zoti Rama…

Mundësisht, këtë ia thuaj edhe Aleksandër Vuçiçit në Beograd, që asgjë nuk i bëni dot ju as Shqipërisë dhe as shqiptarëve. Nuk shpopullohet dot Shqipëria.

Forum Ngjela Rama shpopullim