Politike30 Qershor 2022, 22:11

“Të rrëzojmë regjimin”/ Dhunë apo protestë qytetare? Berisha zbulon skenarët, çfarë do të ndodhë më 7 korrik

Shkruar nga Pamfleti
“Të rrëzojmë regjimin”/ Dhunë apo protestë

Foto Ilustruese

Sali Berisha ka folur për skenarët e mundshëm që do të ndiqen në protestën kundër qeverisë më 7 korrik. Pyetjes nëse do të protestojë i vetëm – krah berishistëve – apo do t’i bashkohet opozita, Berisha iu përgjigj duke thënë se pjesë e tubimit do të jetë edhe LSI, ndërkaq nga aleatët i bashkohet Agron Duka.

E paqartë është fakti nëse do t’i bashkohen partitë e tjera opozitare si PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, PBDNJ e Vangjel Dules apo PDIU e Shpëtim Idrizit, pasi Berisha hezitoi të fliste qartë duke thënë shkurt “nuk di të ketë nonjë tjetër që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen…“.

Po ashtu, e paqartë është se çfarë mund të ndodhë në protestë, për të cilën Berisha tha se “jo gjithçka mund të thuhet”. Ish-kryeministri paralajmëroi se protestat do të vijojnë dhe do të ketë qindra civilë kundër qeverisë, të gatshëm për të rrëzuar regjimin.

Pjesë nga biseda:

Berisha: LSI do të jetë pjesë e protestës krah nesh.

Fevziu: Po nga partitë Opozitare?

Berisha: Unë nuk di të ketë nonjë që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen. Për protestën ka konfirmuar pjesëmarrjen zoti Duka dhe nuk di të ketë nonjë tjetër që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen… Kemi folur nga afër.

Berisha: Do vendosi blindat në kryeministri dhe i them të mos merret me blinda, do ia mbathi në ndonjë qytet tjetër.

Fevziu: Është vetëm protesta apo ka dhe një skenarë tjetër?

Berisha: Jo çdo gjë mund të thuhet tani.

Fevziu: Do vijojnë protestat?

Berisha: Absolutisht nëse themi protest do të nënkuptohet në mënyrë të padiskutueshme një protestë e zgjatur e qëndrueshme. Do të ketë forma të qëndresës civile.

Politike #Protesta e 7 Korrikut Berisha