Aktualitet19 Prill 2019, 15:42

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia pasi rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E. Sh., 31 vjeç dhe F. Xh., 69 vjeçe.

Mësohet se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kurse shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetase me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”

Njoftimi zyrtar

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri dy shtetaset me inicialet E. Sh., 31 vjeç dhe F. Xh., 69 vjeçe.

Sipas policisë, shtetasi E. Sh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetase me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Shtetasja F. Xh. nëpërmjet mashtrimit ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë.

Aktualitet ekstradim Greqi Ne kerkim nderkombetar