
Te Shqipëria e shohin të udhës të mos e grumbullojnë më, Irlanda rrëmben ish-lojtarin e Çelsit që luajti për ngjyrat kuqezi
Elidon O’Boyle është larguar përfundimisht nga kombëtarja shqiptare. 15-vjeçari i dalë nga klubi i Çelsit iu bashkua kuqezinjve U-17 gjatë një grumbullimi në mars të vitit të shkuar. Por, së fundmi ai ka zgjedhur të kontribuojë për Irlandën, teksa kjo e fundit e ka ftuar në Kombëtare.
Këtë sezon, futbollisti me origjinë nga Tropoja është pjesë e Milluollit po në kampionatin anglez. Në listën e publikuar nga Kombëtarja U-17 e Irlandës, në sy bie edhe emri i futbollistit të vogël shqiptar. Elidon luan si mesfushor dhe shihet si futbollist i prespektivës. Megjithatë te kuqezinjtë tanë të vegjël e kanë parë të udhës mos ta grumbullojnë më.