Kronike 3 Korrik 2022, 08:52

Të shtëna dhe britma, mediat greke publikojë momentin e përplasjes me armë të shqiptarit në Athinë me policinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna dhe britma, mediat greke publikojë momentin e

Janë publikuar pamjet nga momenti gjatë të shtënave me armë mbrëmjen e djeshme në mes të Athinës.

Në ngjarje është përfshirë një shqiptar i cili ka hapur zjarr dhe ka vrarë një person, dhe më pas ka qëlluar mbi dy policë duke i lënë të plagosur, ndërsa është ekzekutuar nga efektivët gjatë përplasjes.

Në videon e publikuar nga mediat greke shihet përplasja me armë teksa makinat një trup është i shtrirë përtokë, ndërsa dëgjohen edhe britma e të shtëna në sfond.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 9:30 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia.

Aty janë kryqëzuar dy makina, drejtuesit e të cilave kanë debatuar ashpër dhe janë përleshur duke shkëmbyer fyerje.

Shoferi shqiptar ka dalë nga makina dhe ka hapur zjarr duke plagosur rëndë shoferin tjetër. Shoferi i cili u godit nga të shtënat me armë luftoi për jetën, por më pas vdiq në spital.

Ndërsa autori i të shtënave, me origjinë shqiptare, ka braktisur makinën dhe me kërcënimin e armës që mbante në duar ka ndaluar një makinë tjetër që kalonte, duke e me forcë drejtuesin e saj dhe me këtë mjet është larguar nga zona.

Autori me origjinë shqiptare, duke drejtuar me shpejtësi makinën e vjedhur, është nisur drejt Agioi Anargyrou dhe është pikasur në rrugën 124 Dimokratias.

Aty ka braktisur makinën e vjedhur dhe ka tentuar të largohet në këmbë. Duke parë makinën e patrullës së Veprimit të Menjëhershëm që po nxitonte për në vendngjarje nga distanca, ai e ngatërroi për taksi, siç dëshmuan më vonë dëshmitarët okularë, dhe i bëri shenjë të ndalonte.

Pasi është afruar mjaftueshëm dhe ka kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, ka qëlluar dy oficerët, të cilët i kthyen zjarrin duke e vrarë.

Kronike #Sulmi me armë në Athinë perplasja me policine Shqiptari