Aktualitet14 Prill 2018, 19:44

Të shtëna me armë në Fier, raportohet për të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Fier, raportohet për të plagosur

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen  e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së ish-oficerëve në qendër të qytetit.

Policia bën të ditur se të shtënat kanë ndodhur pranë një pike bastesh ndërsa i plagosuri është dërguar në urgjencë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Njoftimi i plotë

Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës është plagosur me armë zjarri shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti.

Policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Detaje të reja/ Zbulohet shkaku i plagosjes në Fier, në fillim u grindën jashtë lokalit pastaj…

Një plagosje është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së ish-oficerëve në qendër të qytetit.

19c5d14c-ddc2-456f-aa3c-1081fad139a7


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Të shtënat me armë zjarri kanë ardhur nga rruga drejt një pike bastesh pranë Prefekturës së këtij qyteti, tej lagjja “11 janari”.

Deri tani thuhet se ka pasur tre të shtëna ndërsa një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për në spital.

Ka qenë një grindje që ka ndodhur fillimisht jashtë lokalit dhe më pas ka ndodhur shkrehja e një arme pistoletë.

Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë të cilët po kryejnë procedurat përkatëse dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

 

Aktualitet arme Fier Plagosje Te shtena