
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme, në një shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të pakën 3 persona kanë humbur jetën.
Sulmi ka ndodhur në universitetin e Virginuas në Charlottesville.
Sipas të dhënave paraprake, një person i armatosur hyri në kampus dhe qëlloi të pranishmit duke vrarë 3 prej tyre dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërkohë që autori është ende në arrati. Autoritetet iu kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi personi i dyshuar është tepër i rrezikshëm.